Me rastin e shënimit të Ditës së Evropës, më 21 maj 2026, në amfiteatrin e Qendrës Kulturore Rinore “Shtëpia e të Rinjve” në Shtip u organizua një ngjarje nën moton “Evropa është për mundësitë”. Qëllimi i ngjarjes ishte t’u afronte të rinjve nga Shtipi dhe rajoni perspektivat evropiane për arsimim, mobilitet dhe shkëmbim ndërkombëtar.
Në kuadër të programit u mbajt “Panairi i mundësive të BE-së – studime, mobilitet dhe shkëmbim në Evropë”, në të cilin morën pjesë përfaqësues të: Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, ambasadave të vendeve anëtare të BE-së, fakulteteve të Universitetit “Goce Dellçev”, programeve “Erasmus+” dhe “Evropa Kreative”, si dhe organizatave qytetare që punojnë me të rinj dhe studentë. Programi vazhdoi me dialogun rinor me temën “Mundësi pa kufij: të rinjtë, Erasmus+ dhe BE-ja” dhe përfundoi me një koncert të interpretuar nga bendi i Fakultetit të Artit Muzikor pranë Universitetit “Goce Dellçev”.
Zyra e programit Evropa Kreative u prezantua me një stendë informuese, ku përmes bisedave dhe konsultimeve individuale, vizitorët patën mundësi të marrin informacione më të detajuara mbi mbështetjen dhe instrumentet që ofron programi, me fokus të veçantë në veprimet e dedikuara për mobilitetin e të rinjve.
Fotografitë: Aleksandar Maksimov