Fillon zbatimi i edicionit të tretë të Perform Europe.

By lidija , 7 July, 2026
Fillon zbatimi i edicionit të tretë të Perform Europe.

Pas shpalljes së thirrjes për dorëzimin e propozim-projekteve, me afat aplikimi deri më 15 janar 2026, është përzgjedhur një konsorcium i ri që do të zbatojë fazën e ardhshme të programit Perform Europe – një nismë e Bashkimit Evropian që mbështet modele të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të mikpritjes dhe shpërndarjes në fushën e arteve interpretuese.

Duke u mbështetur në sukseset e dy fazave të para, Perform Europe III gjatë dy viteve të ardhshme do të mbështesë të paktën 25 projekte artistike përmes sistemit të granteve kaskadë. Për zbatimin e programit janë siguruar 2 milionë euro nga nënprogrami Kulturë i Creative Europe.

Projektet e përzgjedhura do të marrin mbështetje financiare, mundësi për avancim profesional dhe shkëmbim njohurish, me vëmendje të veçantë ndaj zhvillimit të modeleve më të qëndrueshme të bashkëpunimit ndërkombëtar, reduktimit të ndikimit në mjedis, sigurimit të kushteve të drejta të punës dhe përfshirjes së publikut të larmishëm. Projektet e mbështetura do të prezantohen dhe promovohen përmes një platforme digjitale, e cila njëkohësisht do të shërbejë si hapësirë për rrjetëzim dhe lidhjen e profesionistëve të sektorit.

Programi do të zbatohet nga një konsorcium i përbërë nga organizatat në vijim: IETM – International Network for Contemporary Performing Arts, European Festivals Association (EFA), Circostrada, European Dance Development Network (EDN), Pearle* – Live Performance Europe dhe IDEA Consult.

Konsorciumi i përzgjedhur bashkon një gamë të gjerë organizatash nga sektori evropian i arteve interpretuese, përfshirë artistë, punonjës të kulturës, organizata dhe institucione të madhësive të ndryshme, me synim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përmirësimin e qasshmërisë së arteve interpretuese në mbarë Evropën.

Më shumë informacion për Perform Europe III mund të gjeni në lidhjen vijuese:

https://culture.ec.europa.eu/whats-new/news/here-is-the-third-edition-of-perform-europe