Më 8 shtator 2026 do të zhvillohet Sesioni për lidhjen e partnerëve (Matchmaking Session) për projekte ndërkombëtare me biblioteka.
Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve të projekteve: 23 gusht 2026.
Zyrat e Creative Europe (Creative Europe Desks) organizojnë një sesion online për lidhjen e partnerëve më 8 shtator 2026, nga ora 13:00 deri në 15:00, kushtuar krijimit të partneriteteve për projekte ndërkombëtare ku bibliotekat kanë rol qendror.
Nisma u dedikohet bibliotekave, organizatave joqeveritare, institucioneve kulturore, organizatave në fushën e artit, sektorit të librave dhe botimeve, si dhe të gjithë profesionistëve të interesuar për zhvillimin e projekteve evropiane në partneritet me bibliotekat dhe për aplikim në kuadër të programit Creative Europe.
Gjatë sesionit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të paraqesin një ide projekti ose të regjistrohen si vëzhgues, me mundësi për t’iu bashkuar partneriteteve të ardhshme ndërkombëtare. Ngjarja synon të rrisë informimin për mundësitë e financimit evropian, të mbështesë zhvillimin e projekteve të përbashkëta, të lehtësojë gjetjen e partnerëve nga vende të ndryshme dhe të forcojë rrjetet për bashkëpunim ndërkombëtar.
Të interesuarit për dorëzimin e një propozimi projekti duhet ta dorëzojnë aplikimin e tyre jo më vonë se 23 gusht 2026. Më së shumti shtatë projekte do të përzgjidhen për prezantim të drejtpërdrejtë gjatë sesionit online, ndërsa kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen deri më 31 gusht 2026.
Nëse ndonjë projekt nuk përzgjidhet për prezantim, me pëlqimin e propozuesve ai mund të përfshihet në një bazë publike të të dhënave, së bashku me informacionet e kontaktit të pjesëmarrësve, me qëllim lehtësimin e krijimit të partneriteteve të ardhshme.
Regjistrimi për prezantuesit e ideve të projekteve është i disponueshëm në lidhjen vijuese:
Bibliotekat duhet të përfaqësojnë një element qendror në të gjitha propozimet e dorëzuara, pasi synimi i nismës është të forcojë rolin e tyre në bashkëpunimin kulturor evropian dhe në zhvillimin e projekteve të mbështetura nga programi Creative Europe.
Pjesëmarrësit që dëshirojnë të ndjekin sesionin si vëzhgues mund të regjistrohen për të ndjekur prezantimet, për t’u njohur me partnerë të mundshëm dhe për të krijuar kontakte të reja ndërkombëtare.
Regjistrimi për vëzhguesit është i disponueshëm në lidhjen vijuese:
Për më shumë informacion, mund të kontaktoni Zyrën e Creative Europe – nënprogrami Kulturë në adresat elektronike në vijim: biljana.prentoska@ced.mk dhe lidija.pajevikj@ced.mk