Nisma evropiane për bashkëpunim kulturor me Ukrainën:

By lidija , 13 July, 2026
Nisma evropiane për bashkëpunim kulturor me Ukrainën: mundësi për organizata dhe profesionistë të kulturës

Bashkimi Evropian vazhdon të sigurojë mbështetje për sektorin kulturor dhe krijues të Ukrainës përmes disa nismave të orientuara drejt bashkëpunimit ndërkombëtar, zhvillimit profesional, lëvizshmërisë dhe rimëkëmbjes kulturore. Organizatat dhe institucionet nga vendet pjesëmarrëse në programin “Creative Europe”, përfshirë edhe vendin tonë, mund të aplikojnë në përputhje me kushtet e thirrjeve individuale.

Culture Helps Solidarity (Kultura nxit solidaritetin)

Nisma synon të mbështesë profesionistët e kulturës dhe krijimtarisë të prekur nga lufta, me fokus të veçantë në shëndetin mendor, qëndrueshmërinë, integrimin e personave të zhvendosur përmes kulturës dhe zhvillimin e partneriteteve ndërkombëtare. Përmes programit shpallen periodikisht thirrje për grante individuale, aktivitete projektesh dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Cultural Horizons (Horizonte kulturore)

Programi synon të nxisë zhvillimin e nismave të reja kulturore, lëvizshmërinë artistike, rezidencat dhe krijimin e përmbajtjeve kulturore inovative përmes bashkëpunimit evropian. Në kuadër të nismës parashikohen disa lloje thirrjesh për organizata dhe profesionistë individualë të kulturës.

UAxEU – Solidaritet për rimëkëmbje kulturore

Kjo nismë synon forcimin e kapaciteteve institucionale, zhvillimin profesional, trajnimet, programet e mentorimit dhe lidhjen e institucioneve kulturore ukrainase me rrjetet kulturore evropiane, me synim integrimin dhe bashkëpunimin afatgjatë.

ZMINA: Resilience

Programi mbështet krijimin e përbashkët dhe prezantimin ndërkombëtar të projekteve kulturore, zhvillimin e partneriteteve ndërmjet organizatave ukrainase dhe evropiane, si dhe aktivitetet për ngritjen e kapaciteteve, shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e bashkëpunimeve të reja ndërkombëtare.

Organizatat dhe profesionistët e interesuar të kulturës ftohen të ndjekin rregullisht faqet zyrtare të nismave, ku publikohen thirrjet aktuale, kushtet e pjesëmarrjes, kriteret e pranueshmërisë dhe afatet e aplikimit.

Lidhje të dobishme

Culture Helps Solidarity: https://culturehelpssolidarity.eu/

Thirrje të hapura – Culture Helps Solidarity: https://culturehelpssolidarity.eu/calls/

ZMINA: Resilience: https://zmina.eu/

Komisioni Evropian – Mbështetje për sektorët kulturorë dhe krijues të Ukrainës: https://culture.ec.europa.eu/european-support-to-ukraines-cultural-and-…

Shënim: Thirrjet, afatet dhe kushtet e aplikimit përditësohen periodikisht. Informacionet më të reja janë gjithmonë të disponueshme në faqet zyrtare të programeve dhe të Komisionit Evropian.