Rezidenca artistike në Poloni hap thirrje për artistë nga vendet pjesëmarrëse në programin “Creative Europe”.
Afati i aplikimit: 31 korrik 2026.
Fondacioni “Krzyżowa” për Mirëkuptim të Ndërsjellë në Evropë (Krzyżowa Foundation for Mutual Understanding in Europe) shpalli thirrjen për aplikim në rezidencën artistike “Konrad and Paweł Jarodzki Artist-in-Residence Programme 2026”, të dedikuar për artistë vizualë, interpretues dhe ndërdisiplinorë nga vendet pjesëmarrëse në programin “Creative Europe”, me përjashtim të kandidatëve që jetojnë në Poloni.
Rezidenca do të mbahet nga 21 shtatori deri më 31 tetor 2026 në Krzyżowa, Poloni, dhe u dedikohet artistëve të interesuar për zhvillimin e projekteve artistike kërkimore në dialog me historinë lokale, aktivitetet arsimore të Fondacionit dhe sfidat bashkëkohore shoqërore.
Gjatë gjashtë javëve, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të zhvillojnë projektet e tyre individuale dhe bashkëpunuese, si dhe të komunikojnë me grupet që marrin pjesë në programet e Qendrës Ndërkombëtare për Takime Rinore në Krzyżowa.
Thirrja mbështet veçanërisht praktikat artistike që marrin parasysh aspektet shoqërore dhe mjedisore, duke nxitur qasje që mundësojnë reflektim mbi të kaluarën, eksperimentim me perspektiva të reja për të ardhmen dhe zhvillimin e dialogut ndërkulturor.
Nisma zhvillohet në një kontekst ndërkombëtar artistik, me lidhje të veçantë me Evropën Qendrore dhe Lindore, rajonin e Silezisë së Poshtme dhe historinë e dialogut polako-gjerman.
Mbështetja për artistët e përzgjedhur përfshin:
rezidencë artistike gjashtëjavore në Krzyżowa;
buxhet produksioni për zhvillimin e veprave artistike;
mbështetje financiare për pjesëmarrësit;
hapësirë pune;
akomodim;
mbulim të shpenzimeve të udhëtimit;
mbështetje kuratoriale dhe mentorim;
mbështetje nga ekipi i Fondacionit.
Programi siguron gjithashtu kohë të dedikuar për hulumtim dhe zhvillim artistik, si dhe mundësi për prezantimin e projekteve, shkëmbimin e ideve dhe ndërveprimin me publikun lokal dhe ndërkombëtar.
Pjesëmarrësit do të mund, sipas dëshirës, të përfshihen edhe në aktivitete me grupe rinore ndërkombëtare përmes punëtorive, diskutimeve dhe nismave të përbashkëta.
Për informacion shtesë lidhur me kushtet e aplikimit dhe procesin e përzgjedhjes, kandidatët e interesuar duhet t’i drejtohen drejtpërdrejt organizatorit.
Më shumë informacion për thirrjen mund të gjeni në lidhjet vijuese:
Formulari për dorëzimin e aplikimit:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSf53IJSyCzSCuuZKv_aG4vR497KGsO9V6ORmsMiYFA_PiAInw/viewform
