Në kuadër të thirrjes së fundit për mikpritës të rezidencave të programit “Culture Moves Europe”, nga gjithsej 1.326 aplikime të pranuara nga 38 vende pjesëmarrëse në programin “Europa Kreative”, u përzgjodhën 150 projekte rezidencash, mes tyre edhe projekti i Qendrës Kulturore Interart nga Shkupi. Projekti synon të forcojë shkëmbimin ndërkombëtar artistik, të nxisë krijimin e veprave të reja koreografike dhe ta pozicionojë më tej Shkupin si qendër rajonale për produksionin dhe krijimtarinë e vallëzimit bashkëkohor.
Në kuadër të projektit të përzgjedhur, Qendra Kulturore Interart shpall thirrje ndërkombëtare për 5 artistë profesionistë të vallëzimit, të cilët do të marrin pjesë në një rezidencë 40-ditore për vallëzim bashkëkohor në Shkup, Maqedonia e Veriut.
Rezidenca do të zhvillohet nga 22 marsi deri më 30 prill 2027 dhe do të fokusohet në hulumtimin artistik, zhvillimin koreografik, bashkëpunimin dhe përgatitjen e një shfaqjeje të re të vallëzimt bashkëkohor me Teatrin e Vallëzimit të Shkupit, me premierë në Dance Fest Skopje 2027.
Rezidentët do të punojnë me ekipin mentorues të përbërë nga prof. dr. Risima Risimkin, prof. Adriana Dançevska Rovçanin dhe Dejan Bitrovski, përmes punës së përditshme në studio, hulumtimit të lëvizjes, detyrave individuale dhe kolektive, shkëmbimit të njohurive, sesioneve të komenteve dhe provave.
Thirrja është e hapur për artistë profesionistë të kërcimit që kanë qëndrim të ligjshëm në një nga vendet e programit “Europa Kreative”, jashtë Maqedonisë së Veriut.
Afati i fundit për aplikim: 15 gusht 2026. Aplikimet e vonuara ose të paplota mund të mos shqyrtohen.
Më shumë informacion për thirrjen dhe organizatën pritëse të rezidencës, Qendrën Kulturore Interart, mund të gjeni në lidhjen në vijim.