Zyra e Evropës Kreative – Maqedonia e Veriut e shpërndan thirrjen e hapur të „Versopolis“, platformë evropiane për poezi e mbështetur nga programi „Evropa Kreative“ i Bashkimit Evropian, e dedikuar për hulumtues të rinj, akademikë dhe profesionistë të letërsisë.
Në vitet e kaluara, „Versopolis“ ka pranuar një numër më të madh propozimes, punimesh dhe pyetjesh nga hulumtues të rinj, akademikë, kritikë letrarë dhe shkencëtarë që dëshirojnë të publikojnë artikuj origjinalë dhe hulumtime për: letërsinë, poezinë, festivalet letrare, përkthimin, botimet dhe fushën më të gjerë letrare.
Në një kohë kur mundësitë për publikim akademik po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, ndërsa hapësira për hulumtime letrare, reflektim kritik dhe mendim ndërdisiplinor po bëhet gjithnjë e më pak e kapshme, „Versopolis“ vendosi ta hapë platformën e vet për zëra të rinj nga komuniteti akademik dhe hulumtues.
Përmes kësaj thirrjeje të hapur, „Versopolis“ i fton hulumtuesit e rinj, akademikët në fazën e hershme të karrierës, doktorantët, shkencëtarët e pavarur, kritikët letrarë dhe profesionistët nga fusha e letërsisë të dorëzojnë artikuj origjinalë dhe punime hulumtuese për mundësi publikimi në ueb-faqen e platformës.
Pranohen tekste që e hulumtojnë letërsinë në kuptimin e saj më të gjerë, përfshirë tema si: poezia bashkëkohore; përkthimi letrar; festivalet letrare; botimet; rrjetet letrare; zhvillimi i publikut; letërsia digjitale; aktivizmi letrar; politikat kulturore; shumëllojshmëria gjuhësore (shumëgjuhësia); autorët e rinj; roli i letërsisë në shoqërinë bashkëkohore.
Punimet e përzgjedhura do të publikohen në ueb-faqen e „Versopolis“, duke u ofruar autorëve dukshmëri ndërkombëtare përmes një platforme që lidh festivalet letrare, autorët, përkthyesit, redaktorët, botuesit dhe lexuesit anë e mbanë Evropës e më gjerë.
Çdo vit do të përzgjidhen deri në 12 artikuj për publikim.
Thirrja është e hapur për:
- hulumtues të rinj;
- doktorantë dhe akademikë në fazën e hershme të karrierës;
- shkencëtarë të pavarur;
- kritikë letrarë;
- hulumtues që punojnë në fushën e letërsisë;
- profesionistë që nga perspektiva hulumtuese merren me letërsinë, përkthimin, botimet ose festivalet letrare.
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- një abstrakt të shkurtër të artikullit të propozuar;
- tekstin e plotë të artikullit ose punimit hulumtues;
- një biografi të shkurtër të autorit;
- një fotografi të autorit (me autorin e fotografisë të specifikuar).
Tekstet duhet të jenë të shkruara në gjuhën angleze dhe të mos kalojnë 12 faqe.
Punimet duhet të jenë origjinale, por mund të jenë edhe të publikuara më parë.
Thirrja është e hapur deri më 1 shtator 2026.
„Versopolis“ do ta publikojë thirrjen çdo vit, duke krijuar një hapësirë të vazhdueshme për hulumtuesit e rinj dhe akademikët që dëshirojnë ta ndajnë punën e tyre me një publik më të gjerë letrar ndërkombëtar.
Si të aplikoni?
Dërgoni punimin tuaj hulumtues, së bashku me abstraktin e shkurtër, biografinë dhe fotografinë e autorit, në adresën vijuese elektronike:
versopolis@zalozba.org
me shënimin:
Open Call – Young Researchers and Academics