Zhvillimi i projekteve evropiane është i lidhur ngushtë me mobilitetin, ku mobiliteti i artistëve dhe profesionistëve të kulturës përbën një nga prioritetet kryesore të programeve evropiane për kulturën. Në kuadër të programit „Evropa Kreative“, aksioni „Kultura e lëviz Evropën“ (Culture Moves Europe) ofron mundësi për mobilitet të artistëve dhe profesionistëve të kulturës përmes mbështetjes së qëndrimeve individuale dhe rezidenciale, duke mundësuar bashkëpunim ndërkombëtar, shkëmbim të njohurive dhe zhvillimin e projekteve të reja artistike.
Përveç kësaj nisme, artistët dhe profesionistët nga sektorët përkatës kulturorë dhe kreativë mund të marrin informacione për mundësi shtesë për mobilitet dhe rezidenca përmes:
On the Move – rrjet ndërkombëtar për mobilitet kulturor, i cili ofron informacione falas për thirrje të hapura, fonde dhe mundësi për bashkëpunim ndërkombëtar për artistë dhe profesionistë të kulturës, i mbështetur nga „Evropa Kreative – Kultura“: https://on-the-move.org/
TransArtists – platformë ndërkombëtare e dedikuar rezidencave artistike dhe qëndrimeve ndërkombëtare, me bazë të dhënash për programe rezidenciale, burime dhe mbështetje për artistët që dëshirojnë të punojnë në një mjedis tjetër: https://www.transartists.org/en
Res Artis – rrjet global i rezidencave artistike që lidh organizatat rezidenciale dhe artistët, duke promovuar shkëmbimin, praktikat e mira, gjithëpërfshirjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm në fushën e rezidencave: https://resartis.org/listings/