Cartoon Business është një seminar triditor i organizuar nga CARTOON – European Association of Animation Film, me mbështetjen e programit „Evropa Kreative – MEDIA“ të Bashkimit Evropian, i cili do të mbahet nga 24 deri më 26 nëntor 2026 në Bruksel, Belgjikë.
Seminari u kushtohet modeleve të biznesit dhe strategjive ekonomike në industrinë e animacionit. Është i destinuar për profesionistë me përvojë nga sektori evropian dhe ndërkombëtar i animacionit dhe kombinon një program profesional me mundësi të shumta për rrjetëzim (networking) profesional.
Programi
Programi i Cartoon Business përfshin ligjërata hyrëse (keynotes), panel-diskurse dhe studime rasti (case studies), të kushtuara për tema aktuale si: gjendja e tregut, investimet publike dhe private, modelet e reja për rritje, sipërmarrësia dhe siguresa e mjeteve financiare.
Në kuadër të rreth 12 deri në 14 sesioneve, afërsisht 25 folës ndërkombëtarë do të prezantojnë trendet më të reja, përvojat dhe sfidat në industrinë e animacionit.
Përveç programit kryesor, seminari përfshin edhe tri formate për rrjetëzim dhe këshillim profesional:
- One-to-One Meetings – takime individuale të organizuara midis pjesëmarrësve;
-Business Clinic – konsultime individuale me ekspertë me përvojë, ku pjesëmarrësit, përfshirë edhe ata që janë në fillim të karrierës së tyre, mund të marrin këshilla për çështje juridike, financa dhe investime, zhvillim të frankizave, teknologji dhe inovacion, menaxhim dhe strategji, sipërmarrësi dhe qëndrueshmëri;
- Connections Hub – hapësirë e dedikuar për rrjetëzim profesional dhe shkëmbim të përvojave midis pjesëmarrësve.
Gjuha e punës në seminar është anglishtja.
Kush mund të marrë pjesë?
Cartoon Business është i destinuar për profesionistë nga industria e animacionit, veçanërisht nga Evropa. Sipas organizatorëve, nuk ka kufizime formale për pjesëmarrje.
Aktiviteti është i destinuar për: drejtorë ekzekutivë (CEO), zëvendëspresidentë (VP), konsulentë, financues dhe investitorë; shpërndarës (distributorë) dhe agjentë shitjeje; përfaqësues të shtëpive televizive dhe platformave streaming; producentë, skenaristë dhe regjisorë; përfaqësues të studiove të animacionit dhe medieve.
Koha dhe vendi i mbajtjes
Datat: 24 – 26 nëntor 2026 (e martë – e enjte)
Vendi: Bruksel, Belgjikë
Regjistrimi: aplikimi për edicionin e vitit 2026 është në rrjedhë e sipër
Afati i fundit për aplikim për bursë: 31 korrik 2026
Kotizacioni: 400 euro (pa TVSH). Kompanitë nga Bashkimi Evropian, nëse kanë të drejtë për zbritje të TVSH-së paraprake, mund të kërkojnë kthimin e saj.
Në kotizacion përfshihen: dy dreka; pauza kafeje; darkë mirëseardhjeje; koktej me rastin e mbylljes së aktivitetit; qasje në One-to-One Meetings, Business Clinic dhe aktivitete të tjera rrjetëzimi; qasje në aplikacionin celular me programin dhe kontaktet e pjesëmarrësve.
Në kotizacion nuk përfshihen: akomodimi; shpenzimet e udhëtimit; ushqime dhe pije shtesë.
Bursat
Janë të disponueshme bursa për shtetasit e vendeve të mëposhtme: Shqipëria, Armenia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Qiproja, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Gjeorgjia, Greqia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Polonia, Serbia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Tunizia dhe Ukraina.
Aplikimet për bursë duhet të dërgohen përmes postës elektronike në louis.vincent-genod@cartoon-media.eu, më vonë deri më 31 korrik 2026.
Informacione shtesë dhe regjistrimi janë të disponueshme në ueb-faqen zyrtare të organizatorit:
https://www.cartoon-media.eu/business/register-to-event