CARTOON Springboard 2026 – thirrje për talentë të rinj në animacion

By lidija , 16 July, 2026
CARTOON Springboard 2026 – thirrje për talentë të rinj në animacion
CARTOON Springboard 2026 – повик за млади таленти во анимацијата

CARTOON Springboard është një aktivitet vjetor për prezantim (pitching) dhe trajnim për industrinë evropiane të animacionit, i cili që nga viti 2015 organizohet nga Asociacioni Evropian i Producentëve të Animacionit – CARTOON. Aktiviteti u dedikohet talentëve të rinj që dëshirojnë të prezantojnë projektin e tyre të parë të animacionit përpara një publiku ndërkombëtar të përbërë nga profesionistë të industrisë dhe të marrin reagime (feedback) nga ekspertë me përvojë. Në vitin 2026, aktiviteti do të mbahet nga 4 deri më 6 nëntor në Madrid, Spanjë.

Çfarë ofron CARTOON Springboard?

Gjatë programit triditor, pjesëmarrësit me projekt do të prezantojnë projektin e tyre të animacionit në kuadër të një sesioni pitching 30-minutësh përpara një publiku ndërkombëtar të përbërë nga producentë, shpërndarës, shtëpi televizive, ekspertë me përvojë dhe profesionistë nga fusha e licencimit. Pas prezantimit vijon reagimi i drejtpërdrejtë për pikat e forta të projektit, sfidat e tij dhe gatishmërinë për daljen në treg.

Programi përfshin gjithashtu:

- ligjërata hyrëse (keynotes) dhe masterklasa;
- tema të dedikuara për analizën e publikut synues, modelet e biznesit, zhvillimin me përvojë dhe mjetet e reja në industrinë e animacionit;
- studime rasti dhe përvoja nga ekspertë të industrisë;
- takime individuale (one-to-one meetings);
- mundësi për rrjetëzim profesional.
Projektet e prezantuara në CARTOON Springboard gjatë viteve të kaluara më vonë kanë vazhduar me zhvillim në Cartoon Forum, Cartoon Movie dhe Cartoon Next.

Kush mund të aplikojë

- Talentë të rinj me projekt;
- Studentë të diplomuar në animacion ose medie audiovizuale, më së shumti para pesë viteve (verën e vitit 2021 ose më vonë);
- Shtetas të një vendi evropian ose persona që studiojnë në një vend pjesëmarrës në programin „Evropa Kreative – nënprogrami MEDIA“;
- Njohje e detyrueshme e gjuhës angleze, pasi prezantimet dhe komunikimi zhvillohen ekskluzivisht në gjuhën angleze.
Talentët e rinj pa projekt mund të marrin pjesë si dëgjues në sesionet e pitching-ut, ligjëratat dhe aktivitetet e tjera nëse plotësojnë të njëjtat kriteret.
Profesionistët e industrisë – producentët, shpërndarësit, shtëpitë televizive dhe profesionistë të tjerë – po ashtu mund të marrin pjesë në aktivitet.

Formatet e pranueshme të projekteve:

- TV-special (minimumi 26 minuta);
- TV-seri ose ueb-seri;
- film i animuar me metrazh të gjatë (minimumi 60 minuta);
- projekte animacioni multiplatformë;
- filmat me metrazh të shkurtër nuk pranohen.

Afatet e rëndësishme

31 korrik 2026 – afati për aplikim për bursë;
26 gusht 2026 – afati për dorëzimin e projektit;
deri më 11 shtator 2026 – njoftimi për pjesëmarrësit e përzgjedhur;
18 shtator 2026 – regjistrimi për pjesëmarrësit me projekt;
14 tetor 2026 – regjistrimi për pjesëmarrësit pa projekt;
4 – 6 nëntor 2026 – mbajtja e CARTOON Springboard në Madrid.

Kotizacioni

302,50 euro (me TVSH) – për talentët e rinj me projekt (përfshihen tri bujtje);
302,50 euro (me TVSH) – për talentët e rinj pa projekt (akomodimi nuk përfshihet);
400 euro + TVSH – për profesionistët e industrisë.

Bursat

Për pjesëmarrësit nga vende të caktuara, mes të cilave: Shqipëria, Bullgaria, Gjeorgjia, Kroacia, Polonia, Rumania, Serbia, Tunizia, Ukraina dhe pjesëmarrës të tjerë të Evropës Kreative, është e disponueshme një bursë e cila mbulon shpenzimet për akreditim, akomodim për tri bujtje dhe rimburësim të shpenzimeve të udhëtimit deri në 100 euro.
Afati i fundit për aplikim për bursën është 31 korrik 2026.

Më shumë informacione dhe paraqitja e projekteve janë të disponueshme në:
https://www.cartoon-media.eu/springboard/