Thirrje e hapur për aplikim në rrjetin Europa Cinemas 2026

By lidija , 30 July, 2026
Thirrje e hapur për aplikim në rrjetin Europa Cinemas 2026

Është në vijim thirrja e "Europa Cinemas" për dorëzimin e aplikimeve nga kinematë e reja të interesuara për t'iu bashkuar rrjetit. Në thirrje mund të aplikojnë kinematë nga vendet pjesëmarrëse në nënprogramin "MEDIA" të Europës Kreative, nëse politika e tyre programore i përmbush qëllimet dhe kriteret e përcaktuara me rregullat e rrjetit.

Një nga risitë kryesore në këtë edicion është se vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të programit kinematografik të realizuar në periudhën korrik 2025 – qershor 2026, përkatësisht aktivitetit gjatë gjithë vitit. Kinematë e përzgjedhura do të bëhen pjesë e rrjetit me efekt retroaktiv nga 1 janari 2026.

Procedura e aplikimit fillon me dorëzimin e një letre interesi te koordinatori nacional i "Europa Cinemas", së bashku me informacionet bazë për kinemanë dhe organizatën që e menaxhon atë.

Pas kontrollit fillestar, kandidatët e interesuar do të marrin të dhënat për qasje në pjesën e mbrojtur të portalit të "Europa Cinemas", ku do të duhet ta dorëzojnë aplikimin e plotë online.

Thirrja është e hapur edhe për kinematë nga Maqedonia e Veriut, si vend pjesëmarrës në nënprogramin "MEDIA" të Europës Kreative, nëse i përmbushin kushtet për anëtarësim në rrjet.

Më shumë informacione për kriteret e aplikimit dhe procesin e paraqitjes janë të disponueshme në ueb-faqen zyrtare të "Europa Cinemas":

https://www.europa-cinemas.org/en/news/network-highlights/2026-applications-for-the-europa-cinemas-network