Thirrje e hapur për "Hands-on AI Producers Lab 2026"

By lidija , 30 July, 2026
Thirrje e hapur për "Hands-on AI Producers Lab 2026"

Është e hapur thirrja për "Hands-on AI Producers Lab", punëtori praktike dyditore e dedikuar për producentët audiovizualë që dëshirojnë t'i hulumtojnë mundësitë e zbatimit të inteligjencës artificiale (AI) në zhvillimin dhe produksionin e projekteve audiovizuale.

Programi, i organizuar nga "International Screen Institute" në bashkëpunim me EAVE dhe i mbështetur nga "Europa Kreative MEDIA", ofron përvojë intensive praktike përmes punës me mjete të AI-së, mbështetjes së mentorëve dhe shkëmbimit të njohurive ndërmjet profesionistëve të sektorit audiovizual.

Punëtoria do të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor 2026 në Vjenë, Austri, në "WKW Haus der Wiener Wirtschaft".

Çfarë ofron programi?

Gjatë punëtorisë dyditore, pjesëmarrësit do të kenë mundësi:
· të punojnë drejtpërdrejt me mjete të ndryshme të bazuara në inteligjencën artificiale;
· të eksperimentojnë me teknika për dhënien efektive të udhëzimeve (prompting);
· të zhvillojnë proceset e tyre të punës me AI (workflows) ose prototipe fillestare të zbatueshme në produksionet e tyre;
· të fitojnë njohuri praktike për integrimin e inteligjencës artificiale në proceset e përditshme të produksionit;
· të diskutojnë për aspektet etike, juridike dhe afariste të përdorimit të inteligjencës artificiale në industrinë audiovizuale.

Kush mund të aplikojë?

Thirrja u dedikohet producentëve audiovizualë të cilët:
· kanë përvojë paraprake bazë ose trajnim për punë me mjete të AI-së;
· do të aplikojnë me një projekt konkret, sfidë produksioni ose proces zhvillimi, në të cilin dëshirojnë të punojnë gjatë punëtorisë.
Në kuadër të programeve të mbështetura nga "Europa Kreative MEDIA", për kategori të caktuara pjesëmarrësish janë në dispozicion edhe bursa për mbulimin e shpenzimeve të pjesëmarrjes, në përputhje me kushtet e përcaktuara nga organizatori.

Afati i fundit për aplikim: 15 gusht 2026 (afat i vazhduar)

Për më shumë informacione për programin, kushtet e pjesëmarrjes dhe mënyrën e aplikimit, vizitoni ueb-faqen zyrtare të "Hands-on AI Producers Lab":

https://www.screeninstitute.eu/course/hands-on-ai-producers-lab/