Tregje dhe rrjetëzim – CREA-MEDIA-2026 – MARKETNET

By vladimir , 11 November, 2025
Qëllimi i mbështetjes për tregjet dhe rrjetëzimin është të përmirësohet promovimi i përmbajtjes evropiane në tregun global dhe të nxitet bashkëpunimi mes të gjitha subjekteve të zinxhirit të vlerës audiovizuale për krijimin dhe promovimin e përbashkët të

Qëllimi i mbështetjes për tregjet dhe rrjetëzimin është të përmirësohet promovimi i përmbajtjes evropiane në tregun global dhe të nxitet bashkëpunimi mes të gjitha subjekteve të zinxhirit të vlerës audiovizuale për krijimin dhe promovimin e përbashkët të veprave audiovizuale evropiane.
Bashkëpunimi i profesionistëve të sektorit audiovizual dhe promovimi i veprave evropiane realizohet përmes mbështetjes së dy llojeve të projekteve dhe aktiviteteve:
• Tregje të fokusuara në lloje specifike filmash dhe përmbajtje inovative, ose rrjetëzim të
• Tregjeve që prezantojnë zhanre/tema të ngjashme ose ndodhen në të njëjtin rajon;
• Aktivitete për rrjetëzim dhe bashkëpunim mes rrjeteve në të gjithë zinxhirin e vlerës për promovimin e talenteve dhe veprave evropiane.

Ndikimi i pritur

• Të përmirësohet aspekti inovativ i tregjeve ekzistuese evropiane për profesionistët dhe të rritet ndikimi i tyre sistemik;
• Të nxitet krijimi i rrjeteve të tregjeve;
• Të nxitet zhvillimi i rrjeteve mes profesionistëve evropianë me qëllim krijimin e përbashkët të serialeve;
• Të promovohen qëndrueshmëria dhe procesi i “gjelbërimit” të tregjeve;
• Të përmirësohet konkurrueshmëria, qarkullimi dhe promovimi i veprave audiovizuale evropiane në tregjet ndërkombëtare;
• Të rritet larmia dhe përfshirja në tregje dhe rrjete;
• Të sigurohet që industria audiovizuale evropiane të përfitojë plotësisht nga inovacionet teknologjike dhe të biznesit.

Fusha e veprimit

Tregje

• Ngjarje industriale – fizike, digjitale ose hibride – të fokusuara në shkëmbimin B2B mes profesionistëve evropianë të sektorit audiovizual, lehtësimin e koproduksioneve dhe shitjeve, si dhe tregimin e efektit strukturues mbi ekosistemin audiovizual evropian, si dhe ndikimin në promovimin dhe shitjen e veprave audiovizuale evropiane në tregjet globale. Aktivitetet dhe ngjarjet duhet të përshtaten me tendencat aktuale të tregut dhe të përfshijnë përmbajtje inovative (lojëra video, VR, XR, AI, media të ndërthurura), animacion ose vepra audiovizuale të zhanrit.
• Rrjetet e tregjeve, të organizuara mbi bazë tematike ose gjeografike, duhet të rrisin ndikimin e tyre në industrinë audiovizuale. Prandaj, ato mund të përfshijnë, për shembull, disa tregje filmike nga rajone të caktuara, dhe disa tregje të fokusuara në lloje specifike veprash (p.sh. përmbajtje për fëmijë, dokumentarë, animacion, lojëra video, AR, VR) ose të dyja.

Rrjetëzim

Aktivitetet e rrjetëzimit do të kontribuojnë në promovimin e veprave evropiane dhe konsolidimin e ekosistemit audiovizual në të gjithë zinxhirin e vlerës. Këto rrjete mund të propozojnë:
• Aktivitetet të lidhura me tregje të ndryshme ekzistuese brenda dhe jashtë vendeve pjesëmarrëse në MEDIA. Këto aktivitete do të përfshijnë aktivitete promovuese nga biznesi në biznes, duke përfshirë mbështetje financiare për palë të treta, të orientuara drejt lehtësimit të shpërndarjes së veprave audiovizuale evropiane ose shkëmbimit të praktikave më të mira, me fokus të veçantë në teknologjitë dhe praktikat inovative të biznesit;
• Aktivitetet të lidhura me krijimin e përbashkët të serialeve, që çojnë në seriale evropiane të shitshme dhe konkurruese.


Linku i thirrjes 

Manual për aplikim