Skip to main content
Zyra e Evropës Kreative MK

Main navigation

  • Evropa kreative
    • Evropa kreative
    • Si të aplikoni
    • Cakto takim
    • Pyetje të shpeshta
    • Publikime dhe dokumente
    • Programe komplementare të BE-së
  • Kultura
    • Kultura
    • Thirrjet
    • Projekte të mbështetura
    • Gjej partnerë
    • Mobiliteti
  • MEDIA
    • MEDIA
    • Thirrjet
    • Projekte të mbështetura
    • Lista e organizatave MK
    • Festivalet e filmit
  • Ndërsektorial
    • Ndërsektorial
    • Thirrjet
    • Projekte të mbështetura
  • Lajme
  • Për ne
sq
  • MK
  • AL
  • EN

Breadcrumb

  1. Shtëpia
  2. Programe komplementare të BE-së

Programe komplementare të BE-së

Financimi i sektorëve kulturorë dhe krijues dhe i sektorit audiovizual edhe përmes programeve të tjera të Bashkimit.
Evropa Kreative

Bashkimi Evropian për periudhën 2021-2027 ofron fonde për sektorët kulturorë dhe kreativ dhe sektorin audiovizual përmes programeve të tjera të Unionit.

Udhëzues për financimin e kulturës – CulturEU Funding Guide

Udhëzuesi interaktiv është mjet i zhvilluar nga Komisioni Evropian dhe synon të lehtësojë qasjen në mundësitë e financimit për sektorët kulturorë dhe kreativ përmes programeve të ndryshme të Bashkimit Evropian të disponueshme në periudhën 2021-2027.

Udhëzuesi i udhëzon në mënyrë efektive palët e interesuara drejt mundësive të mundshme të financimit përmes një grupi të shkurtër dhe të qartë të pyetjeve që lidhen me aktivitetin, llojin e organizatës dhe llojin e mbështetjes së kërkuar. Pas përfundimit të këtyre hapave, mjeti ngushton rezultatet dhe shfaq burimet përkatëse të financimit dhe thirrjet e hapura në përputhje me përgjigjet e dhëna. Rezultatet përfshijnë gjithashtu informacion mbi buxhetin e disponueshëm, procesin e aplikimit dhe lidhje specifike me programet ose thirrjet.

Publikimi digjital CulturEU Funding Guide, në të cilin mund të gjeni informacion mbi përdorimin e këtij mjeti, por edhe mbi programet plotësuese të Bashkimit Evropian që financojnë projekte në fushën e sektorëve kulturorë dhe kreativ, mund të shkarkohet këtu.

Shembuj të praktikave të mira të projekteve në fushën e sektorëve kulturorë dhe kreativ të mbështetur nga programe të tjera të Bashkimit Evropian mund të gjenden këtu.

Bauhaus i ri evropian 

Bauhaus i ri evropian (BRE) është iniciativë politike dhe financimi e Bashkimit Evropian që synon ta bëjë transicionin e gjelbër në mjedisin e ndërtuar më të këndshëm, tërheqës dhe të rehatshëm për qytetarët evropianë, duke përmirësuar mirëqenien dhe ndjenjën e tyre të përkatësisë. Iniciativa promovon zgjidhje që nuk janë vetëm të qëndrueshme, por edhe gjithëpërfshirëse dhe estetikisht të këndshme, duke respektuar diversitetin e vendeve, traditave dhe kulturave në Evropë dhe më gjerë.

Bauhausi i ri europian realizohet nëpërmjet: 

  • përfshirja e njerëzve nga komunitetet lokale, me fokus në fqinjësi;
  • ofrimi i mjeteve dhe udhëzimeve;
  • ofrimi i zgjidhjeve të përshtatura për komunitete të ndryshme;
  • përfshirja e opinioneve nga palë të ndryshme të interesuara në procesin e hartimit dhe zbatimit;
  • prioretizimi i njerëzve dhe përfshirjes sociale, por edhe i ekonomisë, me qëllim forcimin e konkurrencës dhe autonomisë strategjike të Bashkimit Evropian.

Më shumë informacione për këtë iniciativë, mund të gjeni këtu.

Horizont Evropa

„Horizont Evropa“ (2021–2027) është programi më i madh i Bashkimit Evropian për kërkim dhe inovacion, i cili ofron mundësi për financimin e projekteve ndërkombëtare. Në kuadër të Klasterit 2 – „Kulturë, kreativitet dhe shoqëri gjithëpërfshirëse“, të drejtë pjesëmarrjeje kanë edhe organizatat nga vendi ynë, duke përfshirë institucionet dhe përfaqësuesit nga sektori kulturor, kreativ dhe audiovizual.

Si burime dhe iniciativa evropiane me interes për sektorin kulturor dhe kreativ veçohen:

  • ECHOES – European Cloud for Heritage OpEn Science – projekt i mbështetur përmes „Horizont Evropa – Klasteri 2“, i orientuar drejt krijimit të një mjedisi digjital evropian për trashëgiminë kulturore. Platforma do të mundësojë lidhjen e institucioneve kulturore, studiuesve dhe profesionistëve përmes mjeteve digjitale, burimeve dhe mundësive për bashkëpunim në fushën e kërkimit, ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.
    Më shumë informacione: https://www.echoes-eccch.eu/
  • „Europeana“ – platformë digjitale evropiane për trashëgiminë kulturore, e cila ofron qasje në miliona objekte të digjitalizuara nga muzetë, arkivat dhe bibliotekat në mbarë Evropën. Platforma ofron burime dhe mjete për organizatat kulturore, studiuesit, edukatorët dhe profesionistët kreativë për ripërdorimin e përmbajtjeve digjitale dhe zhvillimin e qasjeve të reja kreative.
    Më shumë informacione: https://www.europeana.eu/

Informacione relevante për Klasterin 2 gjenden në lidhjen e mëposhtme:
https://research-and-innovation.ec.europa.eu/funding/funding-opportunities/funding-programmes-and-open-calls/horizon-europe/cluster-2-culture-creativity-and-inclusive-society_en

Për mbështetje dhe informacione për pjesëmarrjen në programin „Horizont Evropa“, drejtohuni te institucioni kompetent – Ministria e Arsimit dhe Shkencës:
https://mon.gov.mk/

Erasmus+

„Erasmus+“ (2021–2027) është program i Bashkimit Evropian që mbështet arsimin, trajnimin, të rinjtë dhe sportin përmes mobilitetit, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimit të praktikave inovative.

Në program mund të marrin pjesë edhe organizatat nga vendi ynë, duke përfshirë përfaqësues nga sektori kulturor, kreativ dhe audiovizual. Për ta, veçanërisht relevante janë mundësitë që ofron ky program për mobilitet dhe zhvillim profesional (KA1), si dhe partneritetet për bashkëpunim dhe realizimin e projekteve të përbashkëta evropiane në fushën e kulturës, kreativitetit dhe trashëgimisë kulturore (KA2).

Më shumë informacione për programin janë në dispozicion në „Udhëzuesin e programit Erasmus+“ (Erasmus+ Programme Guide):
https://erasmus-plus.ec.europa.eu/erasmus-programme-guide
https://erasmus-plus.ec.europa.eu/projects

Për mbështetje dhe informacione për pjesëmarrjen në programin „Erasmus+“, drejtohuni te Agjencia Kombëtare për Programet Arsimore dhe Mobilitet:
https://na.org.mk/

Programi „Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat“ (CERV)

Programi i Bashkimit Evropian „Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat“ (CERV) mbështet iniciativa të orientuara drejt promovimit të vlerave evropiane, demokracisë, barazisë, të drejtave themelore dhe pjesëmarrjes aktive qytetare. Programi ofron mundësi për financimin e organizatave dhe institucioneve që kontribuojnë në zhvillimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse, demokratike dhe të drejtë.

Për mbështetje dhe informacione për pjesëmarrjen në programin CERV, drejtohuni te institucioni kompetent – Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë:
https://www.mtsp.gov.mk/mk-MK/ministerstvo/programi-na-unijata/programa-na-unijata-gragjani-ednakvost-prava-i-vrednosti-cerv-2021-2027

Programi „Evropa Digjitale“ (Digital Europe Programme – DIGITAL)

Programi „Evropa Digjitale“ (2021–2027) është program i Bashkimit Evropian që mbështet transformimin digjital përmes zhvillimit dhe zbatimit të teknologjive të avancuara, aftësive digjitale dhe zgjidhjeve inovative. Kjo hap mundësi edhe për përfaqësuesit e sektorit kulturor, kreativ dhe audiovizual nga RM e Maqedonisë së Veriut për zhvillimin e projekteve që lidhen me: digjitalizimin e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e përmbajtjeve inovative (VR/AR); zbatimin e inteligjencës artificiale dhe teknologjive të reja në proceset kreative; zhvillimin e aftësive digjitale për profesionistët e kulturës dhe sektorit audiovizual; lidhjen me qendrat evropiane të inovacionit digjital (EDIH) etj.

Më shumë informacione për programin, thirrjet dhe mundësitë për pjesëmarrje:
https://digital-strategy.ec.europa.eu/en/activities/digital-programme

Për mbështetje dhe informacione për pjesëmarrjen në programin „Evropa Digjitale“, drejtohuni te institucioni kompetent – Ministria e Transformimit Digjital:
https://mdt.gov.mk/

Мени креативна европа

  • Evropa kreative
  • Si të aplikoni
  • Pyetje të shpeshta
  • Dokumente dhe publikime
  • Programe komplementare të BE-së

Zyra e Evropës Kreative MK
rr. Shën Kirili dhe Metodi nr.54 1000 Shkup
email: info@ced.mk