Është hapur thirrja për rezidenca për këngëtarë dhe muzikantë në kuadër të projektit ARTEMIS

By lidija , 17 April, 2026
Është hapur thirrja për rezidenca për këngëtarë dhe muzikantë në kuadër të projektit ARTEMIS

Është hapur thirrja për rezidenca për këngëtarë dhe muzikantë në kuadër të projektit ARTEMIS

ARTEMIS është projekt trevjeçar i një konsorciumi prej 10 organizata ndërkombëtare nga sektori i muzikës. Projekti është i përkushtuar në ruajtjen, transmetimin dhe promovimin e praktikës së interpretimit në instrumente historike si dhe në mbështetjen e artistëve të rinj nga Evropa dhe vendet fqinje në zhvillimin e karrierave të tyre evropiane dhe ndërkombëtare. Projekti mbështetet dhe financohet nga programi “Evropa Kreative”.

Në periudhën 2026–2028, në kuadër të ARTEMIS-it, do të organizohen më shumë se 10 trajnime në 10 vende të ndryshme, të hapura për artistë dhe profesionistë nga të gjitha vendet evropiane dhe vendet fqinje të kualifikuara.

Partnerët e projektit janë: Orkestra e Champs-Élysées (Orchestre des Champs-Élysées) në Poitiers, Francë; Grupi Spitalor Universitar i Sorbonës (Sorbonne University Hospital Group) në Paris, Francë; Akademia e Muzikës “Arte” (Arte Music Academy) në Nikozia, Qipro; Instituti i Lartë i Muzikës në Tuniz (Higher Institute of Music of Tunis) në Tunis, Tunizi; Open Opera Ukraine në Kiev, Ukrainë; Salla e Koncerteve “Great Amber” (Great Amber Concert Hall) në Liepaja, Letoni; Eborae Musica në Évora, Portugali; Qendra Kursaal (Centro Kursaal) në San Sebastián, Spanjë; FAMES në Shkup, Maqedonia e Veriut, dhe Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit i Armenisë (Armenian National Opera and Ballet Theatre) në Jerevan, Armeni.

Programi i aktiviteteve është i fokusuar rreth 4 habeve dhe 4 programeve artistike:
– 2026 Habi Mesdhetar: Mesdheu në operë
– 2027 Habi Baltik: 1827–2027: 200 vjet nga Ludwig van Beethoven
– 2027 Habi Atlantik: Bota e Re me Dvořák
– 2028 Habi Lindor: Opera franceze në shekullin XIX

Aktualisht është shpallur thirrja e hapur për aktivitetet që do të realizohen në vitin 2026 në kuadër të Habit Mesdhetar. Programi organizohet nga Orkestra e Champs-Élysées (Paris, Francë), Instituti i Lartë i Muzikës në Tunizdhe Akademia e Muzikës “Arte” (Nikozia, Qipro). Programi artistik është i fokusuar në “Mesdheu në operë (Mozart, Haydn, Rossini)” dhe përfshin:

– Rezidencë për këngëtarë dhe pianistë nga 23–28 qershor 2026 në ARTE Music Academy (Nikozia, Qipro), me Jérôme Correas dhe Anne Bertin-Hugault
– Akademi orkestrale për instrumentistë dhe këngëtarë nga 19–25 tetor 2026 në Institutin e Lartë të Muzikës në Tunizi, me Alessandro Moccia dhe Sandrine Piau. Instrumentistët që do të marrin pjesë në Akademinë e tetorit 2026 në Tunizi mund të kenë mundësi të marrin pjesë edhe në një akademi tjetër të ARTEMIS.

Më shumë informacion për thirrjen mund të gjeni në këtë link.