Në organizim të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit – Zyra për Evropën Kreative, në bashkëpunim me festivalin e filmit dokumentar krijues MakeDox (edicionin e 16-të), sot në hapësirat e Qendrës Kulturore Rinore u mbajt punëtoria kushtuar thirrjes për projektet zhvillimore Mini Slate evropian të nënprogramit MEDIA.
Punëtorinë e udhëhoqën ekspertët e njohur kroatë, Tamara Babun Zovko dhe Matija Drniković nga shtëpia prodhuese Wolfgang & Dolly, të njohur për përvojën e tyre të pasur në përgatitjen dhe realizimin e projekteve të këtij lloji.
Pas përfundimit të punëtorisë, si edhe më 28 gusht, producentët e interesuar që synojnë të aplikojnë në thirrjen aktuale për projektet zhvillimore Mini Slate evropian (me afat përfundimtar më 17 shtator 2025), patën mundësi të zhvillojnë takime individuale këshilluese me ekspertët dhe me përfaqësuesit e Zyrës për Evropën Kreative – MEDIA.
Punëtoria ishte e dedikuar kryesisht për producentët që po punojnë në mënyrë aktive për përgatitjen e aplikimeve për këtë thirrje, duke ofruar udhëzime praktike dhe këshilla të vlefshme për një aplikim të suksesshëm.