Komisioni e prezantoi dokumentin e ri strategjik „Kompas Kulturor për Evropën“, me të cilin vendoset një vizion gjithëpërfshirës për të ardhmen e kulturës në BE. Me këtë strategji, Komisioni Evropian e njeh dhe dëshiron ta shfrytëzojë plotësisht potencialin e kulturës për Evropën, duke iu përgjigjur njëkohësisht sfidave me të cilat përballen sektorët kulturorë dhe kreativë.
Strategjia thekson se, për të shfrytëzuar të gjithë potencialin e kulturës, është e domosdoshme të adresohen problemet më urgjente që i prekin këta sektorë, si:
• kërcënimet ndaj lirisë artistike
• kushtet e pasigurta të punës për artistët
• qasja e pabarabartë në kulturë
• ndikimi i inteligjencës artificiale.
Për t’u përballur me këto sfida, „Kompas Kulturor për Evropën“ përcakton katër drejtime kyçe për politikat e BE-së:
• ruajtja dhe forcimi i vlerave evropiane dhe të drejtave kulturore
• fuqizimi i artistëve dhe profesionistëve të kulturës dhe mbështetja për qytetarët
• përdorimi i kulturës dhe trashëgimisë kulturore për më shumë konkurrencë, qëndrueshmëri dhe kohezion
• promovimi i marrëdhënieve dhe partneriteteve kulturore ndërkombëtare.
Në kuadër të kësaj nisme, Komisioni propozoi një Deklaratë të Përbashkët që duhet të shqyrtohet dhe të nënshkruhet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli, me qëllim forcimin e angazhimit politik ndaj vizionit për kulturën si pjesë integrale e identitetit dhe zhvillimit të BE-së.
Gjithashtu, dokumenti strategjik propozon masa kyçe për realizimin e objektivave të përcaktuara, si:
• Kartë e BE-së për artistët
• një Qendër e re e BE-së për të dhënat kulturore
• një Raport i ri i BE-së për gjendjen e kulturës
• strategji për inteligjencën artificiale të zbatueshme në sektorët kulturorë dhe kreativë.
Më shumë informacion për „Kompas Kulturor për Evropën“ mund të gjeni këtu.