Komisioni Evropian ka shpallur thirrjen për propozime për aksionin "Qarkullimi i veprave letrare evropiane" (CREA-CULT-2025-LIT), me afat të fundit për dorëzimin e propozim- projekteve më 11 shkurt 2025, në orën 17:00 (ora Qendrore Evropiane). Thirrja ka buxhet prej 5,000,000 €, dhe pritet të mbështeten 40 projekte.
Mbështetja është menduar për projekte që përfshijnë përkthimin, botimin, shpërndarjen dhe promovimin e veprave letrare evropiane, beletristikës. Propozim- projektet duhet të jenë në përputhje me objektivat dhe prioritetet specifike të thirrjes, si dhe me prioritetet e përgjithshme të përfshira në politikat aktuale të Bashkimit Evropian, përkatësisht:
Prioritetet specifike të thirrjes
- Forcimi i qarkullimit dhe diversitetit transkombëtar të veprave letrare evropiane përmes përkthimit, botimit, shpërndarjes dhe promovimit të veprave letrare - prozë e shkruar në gjuhë më pak të përdorura
- Promovimi i leximit, diversitetit gjuhësor dhe kulturor të letërsisë evropiane për audiencë të gjerë
- Promovimi dhe mbrojtja e profesionit të përkthyesit letrar, duke përfshirë parimet e shpërblimit, kushteve të mira të punës dhe drejtësisë (në këtë kuptim, botuesit inkurajohen të sigurojnë dukshmërinë e përkthyesve në librat e botuar)
- Forcimi i konkurrencës së sektorit letrar duke inkurajuar bashkëpunime të ndryshme brenda sektorit (veçanërisht midis botuesve, librarive dhe bibliotekave).
Prioritetet e përgjithshme
- Plani i gjelbër i BE-së
- Transicioni i gjelbër
- Inkluzioni
- Barazia gjinore
- Bashkëpunimi ndërkombëtar
Udhëzime shtesë
Gjatë përgatitjes së propozim- projekteve, aplikantët inkurajohen të sigurojnë sinergji me llojet e tjera të mbështetjes në kuadër të Programit "Evropa kreative"– Nënprogrami "Kultura" që lidhen me sektorin e librave dhe botimeve, përkatësisht:
- Dita Evropiane e Autorëve (promovimi i leximit dhe zbulimit të letërsisë evropiane)
- Çmimi i Bashkimit Evropian për Letërsinë (promovimi i autorëve evropianë në zhvillim).
- Sigurimi i veprave letrare në gjuhën ukrainase për refugjatët dhe personat e zhvendosur ukrainas. (Është kualifikuar shtypja e veprave letrare ukrainase (të papërkthyera)
- Për të mbështetur profesionin e përkthimit letrar në përputhje me parimet e kushteve të mira të punës dhe shpërblimit të drejtë, rekomandohet që midis 20% dhe 30% e buxhetit të projektit të ndahet për çmimin e përkthyesve, që t'u jepet njohje dhe dukshmëri duke u emëruar, mundësisht në faqen e titullit.
- Për të ruajtur diversitetin gjuhësor, veçanërisht në gjuhët më pak të përdorura, si dhe cilësinë e përkthimit dhe profesionin e përkthimit letrar, botuesit duhet të kontraktojnë përkthyes profesionistë letrarë dhe t'i listojnë ata në bazën e të dhënave të programit "Evropa kreative". Duke vepruar kështu, botuesit duhet të respektojnë standardet kombëtare dhe praktikat më të mira.
Aktivitetet e kualifikuara
Çdo projekt duhet të përmbajë të paktën pesë vepra të kualifikuara për të cilat parashihet:
- Përkthim
- Publikim
- Promovim
- Shpërndarje të aktiviteteve
- Aktivitete që kanë të bëjnë me temat dhe prioritet e përshkruara më lartë.
Vepra të kualifikuara letrare
- Beletristikë (romane, tregime të shkurtra, shfaqje teatrale dhe radiofonike, poezi, revista komike ose letërsi për të rinj dhe fëmijë)
- Vepra tashmë të botuara
- Vepra letrare autorët e të cilave janë qytetarë/banorë të vendeve pjesëmarrëse në programin "Evropa kreative" ose janë pjesë e trashëgimisë së tyre letrare
- Vepra që nuk janë përkthyer më parë në gjuhën e synuar, përveç nëse ekziston nevojë e identifikuar qartë për përkthimin e propozuar të veprës në projekt.
Vëllimi i aktiviteteve
- Pakot e punës së veprave letrare të kualifikuara - beletristikë që do të përkthehen, botohen, shpërndahen dhe promovohen duhet të bazohen në strategji të fortë editoriale për shpërndarje dhe promovim.
- Aktivitetet duhet të lehtësojnë bashkëpunimin midis faktorëve të ndryshëm nga të cilët varet vlera e librit dhe botimi i tij, përkatësisht: autorëve, përkthyesve, botuesve, shpërndarësve, shitësve të librave, bibliotekave, ngjarjeve ose festivaleve letrare.
Aktivitetet e propozuara duhet të grupohen, në pjesën B, në pako koherente pune. Çdo pako pune duhet të përmbajë listë të përshtatshme të aktiviteteve, rezultateve, ngjarjeve/aktiviteteve të rëndësishme dhe rreziqeve.
Kohëzgjatja e projektit: Projektet nuk duhet të tejkalojnë periudhë prej 36 muaj.
Aplikues të kualifikuar
Kjo thirrje është e hapur për subjektet juridike (private ose publike) që operojnë në sektorin letrar dhe botues dhe janë të regjistruara në vendet pjesëmarrëse në programin Evropa kreative.
Propoz- projektet mund të dorëzohen nga aplikantë individualë, si dhe nga konsorcium i përbërë nga të paktën dy organizata partnere që nuk janë subjekte të lidhura. Aplikanti duhet të ketë qenë i regjistruar dhe aktiv për të paktën 2 vjet para afatit të fundit të aplikimit.
Kategoritë e projekteve
- I vogël – përkthime të të paktën 5 titujve të ndryshëm, grant i BE-së deri në 100,000 euro (60% e buxhetit total të projektit).
- I mesëm – përkthime të të paktën 11 titujve të ndryshëm, grant i BE-së deri në 200,000 euro (60% e buxhetit total të projektit).
- I madh – përkthime të të paktën 21 titujve të ndryshëm, grant i BE-së deri në 300,000 euro (60% e buxhetit total të projektit).
Mbështetja financiare e BE-së bazohet në paushall dhe nuk mund të kalojë më shumë se 60% të buxhetit total të projektit për secilën nga kategoritë e listuara.
Granti i përgjithshëm i dhënë për projekt nuk mund të kalojë 200,000 euro për aplikantët individualë, ose 300,000 euro për propozimet e paraqitura nga konsorciumet.
Ndikimet e pritura
Propozim- projektet duhet të bazohen në strategji të shëndoshë editoriale dhe promovuese që përfshin paketë prej të paktën 5 tituj të përkthyer nga dhe në gjuhët e pranueshme dhe të përmbajë elementët e mëposhtëm:
- kontribut në diversitetin e letërsisë në një vend (ose vende) të caktuar duke përfshirë vepra letrare nga vende të nën-përfaqësuara, me theks të veçantë në veprat e shkruara në gjuhë më pak të përdorura;
- kontribut në rritjen e profilit të përkthyesve dhe respektimin e parimeve të kompensimit të drejtë;
- format i zgjedhur i librit dhe strategji shpërndarjeje që siguron qasje të gjerë dhe të lehtë në veprat letrare evropiane për publikun e gjerë;
- strategji promovimi që kontribuon në zgjerimin, zhvillimin dhe ripërtëritjen e lexuesve;
- inkurajim i bashkëpunimit midis autorëve, përkthyesve, botuesve, shpërndarësve, librarive, bibliotekave, festivaleve, ngjarjeve letrare, etj.;
- kontribut në prioritetet e përgjithshme të Bashkimit Evropian.
Mënyra e përgatitjes dhe dorëzimit të propozim-projekteve/aplikacionit
- Thirrjen mund ta gjeni këtu
Propozim-projektet përgatiten në përputhje me kriteret dhe kushtet e specifikuara në dokumentin e thirrjes: Call for proposals Circulation of European Literary Works (CREA- CULT-2025-LIT), Version 1.0, 10 October 2025 që mund ta gjeni këtu - Aplikimet përpunohen dhe dorëzohen në mënyrë elektronike nëpërmjet Funding &Tenders Opportunity Portal (F&TP):
Propozim- projektet duhet të përmbajnë dokumentacionin e projektit të dorëzuar në formularët përkatës që gjenden në sistem. Ato duhet të jenë të plota dhe të përmbajnë shtojcat dhe dokumentet mbështetëse të mëposhtme:
Pjesa A – të dhëna administrative mbi aplikantët dhe buxheti total – plotësohen në mënyrë elektronike:
Pjesa B – përshkrimi teknik i projektit – shkarkoni formularin nga sistemi, plotësojeni dhe ngarkojeni përsëri në sistem (maksimumi 70 faqe):
Pjesa C – informacion shtesë mbi projektin – plotësohen në mënyrë elektronike
Formulari i detajuar i buxhetit – merret nga sistemi
Lista e projekteve të mëparshme në të cilat kanë marrë pjesë aplikantët - faqja e fundit e formularit Pjesa B
Dosja me informacion mbi veprat/përkthimet e gjeneruara dhe të shkarkuara nga baza e të dhënave e Evropës kreative - Informacion për qasje në F&TP mund të gjeni këtu