Më 14 dhe 15 tetor 2025, në ambientet e IN Porta dhe Shtëpia Europiane Shkup, Maqedoni, u mbajt aktivitet dy-ditor transnacional me temë: "Promovimi i trashëgimisë kulturore përmes bashkëpunimit europian- Rrjetet, lëvizshmëria dhe mundësitë e financimit nga BE-ja"
Ngjarja u organizua nga Zyra e Evropës Kreative dhe Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në partneritet me: Delegacionin e Bashkimit Europian në Shkup, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Agjencinë për Programe Arsimore Europiane dhe Lëvizshmëri, IN Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeun e Manastirit, IN Muzeun Arkeologjik të Republikës së Maqedonisë, IN Stobi, Fakultetin e Filozofisë në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi", Shkup, Qendrën për Iniciativa të Reja në Art dhe Kulturë - Llokomotiva, Shkup.
Fokusi tematik i aktivitetit ishte trashëgimia kulturore si bazë mbi të cilën bazohen politikat e Bashkimit Europian dhe mundësitë e financimit përmes programeve Evropa Kreative, Erasmus+ dhe Horizont Evropa. U prezantuan aktivitetet dhe praktikat e mira të rrjeteve evropiane dhe rajonale që luajnë rol kyç në mbështetjen e bashkëpunimit transnacional, lëvizshmërisë dhe zhvillimit të projekteve evropiane.
Eventi u hap me fjalim hyrës nga Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov. Përveç profesionistëve vendas nga institucionet dhe organizatat që janë përfitues të këtyre programeve të Unionit, në këtë aktivitet morën pjesë edhe ekspertë evropianë në fushën e trashëgimisë kulturore, përfshirë: Margherita Sani, Profesoreshë me korrespondencë në Universitetin e Bolonjës, Koordinatore e projektit LEM brenda NEMO (Rrjeti i Organizatave Evropiane të Muzeve), Prof. Pier Giacomo Sola, Hulumtues i Lartë në rrjetin evropian “Michael Culture” nga Italia dhe Dr. Krishna Chandramooli, Veneka EU, nga Mbretëria e Bashkuar.
Ngjarja ishte e destinuar për përfituesit potencial dhe ekzistues të programeve të BE-së: institucione publike, shoqata, komuna, institucione arsimore dhe organizata që veprojnë në fushën e trashëgimisë kulturore në kontekst më të gjerë.
