Me buxhet prej 25 milionë euro, "Kultura e lëviz Evropën" do të mbështesë rreth 7000 artistë, profesionistë kulturorë dhe organizata pritëse midis viteve 2025 dhe 2028.
"Kultura e lëviz Evropën" është veprim i financuar nga programi Evropa Kreative i Bashkimit Evropian dhe i zbatuar nga Instituti "Gëte". Ai ofron mbështetje financiare për artistët dhe profesionistët kulturorë për të udhëtuar dhe për të realizuar projekt në vend tjetër të Evropa Kreative.
Kush mund të aplikojë?
Thirrja është e hapur për artistë dhe profesionistë kulturorë që:
- banojnë ligjërisht në një nga vendet pjesëmarrëse në programin "Evropa Kreative", duke përfshirë vendet e huaja dhe rajonet më të largëta;
- janë 18 vjeç ose më të vjetër;
- janë aktivë në një nga sektorët e mëposhtëm: arkitekturë, trashëgimi kulturore, dizajn dhe dizajn mode, letërsi, muzikë, arte interpretuese dhe arte vizuale. Nuk kërkohet asnjë nivel specifik përvoje.
Thirrja për lëvizshmëri individuale lejon aplikime nga individë ose grupe deri në 5 persona.
Çfarë mbulon mbështetja financiare?
Granti mbulon tre komponen të bazë me shuma të paracaktuara, përkatësisht:
- shpenzimet e udhëtimit;
- pa gesa ditore;
- të gjitha mjetet shtesë përkatsish mbështetje për qasje për personat me aftësi të kufizuara (osetëdyja).
Mbështetje për qasje për aplikantët me aftësi të kufizuara
Mbështetja për qasje për personat me aftësi të kufizuara mbulon shumë fikse të shpenzimeve në ditë, për gjithë kohëzgjatjen e projektit. Qëllimi i saj është të ndihmojë në mbulimin e shpenzimeve shtesë që lidhen menevojat e qasjes dhe kështu t'u mundësojë aplikantëve me aftësi të kufizuara të marrin pjesë në program.
Gjithashtu, mbështetje shtesë mund të ofrohet për shpenzimet që lidhen me asistent personal ose përkthyes të gjuhës së shenjave, të cilat janë të nevojshme për zbatimin e projektit, nëse ofrohet dokumentacioni i duhur.
Kur të aplikoni?
Thirrjet e "Kultura lëviz Evropën" funksionojnë në bazë të njëpasnjëshme. Kjo do të thotë se ka afate mujore aplikimi dhe vlerësimi zhvillohet në fund të çdo muaji gjatë periu dhës së thirrjes së hapur.
Kjo thirrje është e hapurnga 1 tetori 2025 deri më 30 prill 2026, deri në orën 23:59 të Orës Qendroretë Evropës (CET).
Aplikantët, projektet e të cilëve miratohen, do të kenë 6 muaj për ti zbatuar ato, duke filluar nga data e nënshkrimit të marrëveshjes së grantit.
Më shumë informacione në lidhje me këtë thirrje dhe aplikimin për mobilitet individual mun dtë gjenden këtu
Linqet relevante
Mësoni më shumë rreth "Kultura lëviz Evropën këtu