Më 26 nëntor 2025, nga ora 09:45 deri në 12:00 (sipas kohës së Evropës Qendrore), Agjencia Ekzekutive Evropiane për Arsim dhe Kulturë (EACEA) organizon sesion informativ online për prezantimin e thirrjes së hapur për propozim-projektin "Qarkullimi i veprave letrare evropiane" (CREA-CULT-2026-LIT), në kuadër të programit "Evropa Kreative 2026".
Sesioni është i hapur për të gjithë të interesuarit dhe do të përfshijë aspekte të rëndësishme të thirrjes, duke përfshirë mënyrën e aplikimit, kriteret e pranueshmërisë dhe llojet e projekteve që mund të marrin mbështetje.
Sesioni do të mbahet në gjuhën angleze dhe nuk do të regjistrohet, prandaj rekomandojmë ta ndiqni drejtpërdrejt për të mos humbur informacione të rëndësishme.
Nuk kërkohet regjistrim paraprak, mjafton vetëm të bashkoheni. Prandaj ju inkurajojmë të merrni pjesë dhe ta ndani informacionin me të tjerët që mund të jenë të interesuar.
Më shumë rreth sesionit informativ mund të gjeni në lidhjen e mëposhtme.