Qëllimi i thirrjes është të promovojë pavarësinë dhe pluralizmin në mjedisin mediatik përmes një mekanizmi të pavarur të reagimit të shpejtë në nivel të BE-së, i cili do të mundësojë monitorimin dhe mbështetjen për lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve. Gjithsej 3,000,000 euro janë siguruar për këtë thirrje kurse bashkëfinancimi, pra granti i BE-së, arrin deri në 90% të buxhetit total të pranueshëm të projektit.
Qëllimet e thirrjes
Ky mekanizëm do të monitorojë shkeljet e lirisë së shtypit dhe mediave në BE, vendet e Evropës kreative dhe vendet kandidate. Mbështetja do të ofrojë ndihmë praktike për të mbrojtur gazetarët në rrezik, duke përfshirë mjete konkrete si këshillim dhe mbështetje ligjore, si dhe ofrimin e strehimit dhe ndihmës logjistike për t'u mundësuar gazetarëve të vazhdojnë aktivitetet e tyre profesionale.
Thirrja për propozime është e hapur për konsorciume të përbëra nga të paktën dy subjekte juridike nga të paktën dy vende të kualifikuara.
Aplikuesit e kualifikuar
- organizatë jofitimprurëse (private ose publike);
- organizata ndërkombëtare;
- universitete;
- institucione arsimore;
- qendra kërkimore
Aktivitetet e kualifikuara
- Dizajni dhe menaxhimi i mekanizmit të reagimit të shpejtë në të gjithë Evropën për të mbështetur lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve, duke mbuluar të gjitha shtetet anëtare të BE-së, vendet e Programit të Evropës kreative dhe vendet kandidate;
- Ofrim të mbështetjes ligjore dhe praktike për gazetarët dhe punonjësit e tjerë të mediave në ndihmë;
- Organizimi i misioneve për përfaqësim në vendet ku gazetarët janë nën kërcënim;
- Monitorimi i situatës së lirisë së mediave në shtetet anëtare të BE-së, vendet e Programit të Evropës kreative dhe vendet kandidate;
- Organizimi i fushatës së ndërgjegjësimit në fushën e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve;
- Sigurimi i aktiviteteve të komunikimit dhe shpërndarjes;
- Monitorimi dhe vlerësimi i veprimit.
Aktivitete konkrete që do të mundësojnë realizimin e pikave të lartpërmendura
- Projekte bashkëpunimi;
- Konferenca, seminare;
- Trajnime;
- Aktivitete për ngritjen e vetëdijes;
- Veprime që synojnë krijimin dhe përmirësimin e rrjeteve, shkëmbimin e praktikave të mira;
- Veprime që synojnë krijimin dhe përmirësimin e mjeteve digjitale;
- Studime, analiza, projekte skicimi;
- Mbështetje ligjore dhe praktike për gazetarët;
- Misione për përfaqësim në vendet e kualifikuara kur është e nevojshme;
- Mbështetje financiare për palët e treta
Ndikimet e pritura
- Krijimi i një mekanizmi evropian të reagimit të shpejtë për të monitoruar dhe mbështetur lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve, duke përfshirë të gjitha shtetet anëtare të BE-së, vendet e Evropës kreative dhe vendet kandidate;
- Ofrimi i mbështetjes ligjore dhe praktike për gazetarët dhe punonjësit e tjerë të medias në nevojë;
- Misione për përfaqësim në vendet ku gazetarët janë në rrezik;
- Fushata ndërgjegjësimi në fushën e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve;
- Aktivitete për komunikim dhe shpërndarje.
Mënyra e përgatitjes dhe dorëzimit të propozim-projekteve/aplikacionit
- Propozim- projektet përgatiten në përputhje me kriteret dhe kushtet e përcaktuara në dokumentin e thirrjes: Call NEWS - Media Freedom Rapid Response Mechanism (CREA-CROSS-2025-MFP), Version 1.0, 22 October. Linqet për Thirrjen dhe dokumentin e thirrjes mund të gjenden këtu dhe këtu
- Aplikimet përpunohen dhe dorëzohen në mënyrëelektronike nëpërmjet Portalit të mundësive të financimit dhe tenderëve (F&TP). Informacioni mbi qasjen në F&TP mund të gjendet këtu
Seanca e thirrjes online, 12 nëntor 2024, duke filluar nga ora 10:00: Më 12 nëntor 2024, në orën 10:00 (Ora Qendrore e Evropës), Agjencia ekzekutive e arsimit dhe kulturës (EACEA) do të organizojë seancë informuese online mbi mundësinë e financimit dhe procesin e aplikimit për këtë thirrje. Për të marrë pjesë në seancën online mund të regjistroheni këtu.