Aleanca për shkencë gazetareske – thirrja 1 (Journalism Science Alliance - call 1)
Aleanca e shkencës së gazetarisë (JSA) është program i bashkëfinancuar nga Programi "Evropa kreative" e BE-së. JSA ofron grante, trajnime, mentorim dhe rrjetëzim për të nxitur prodhimin e gazetarisë hulumtuese lokale, rajonale dhe transnacionale të mbështetur nga shkenca dhe për të përmirësuar bashkëpunimin ndërsektorial midis gazetarisë dhe institucioneve kërkimore. Të mbështetur nga trajnimi dhe mentorimi i ofruar nga JSA, gazetarët dhe shkencëtarët do të punojnë së bashku për të zbuluar tema të reja me interes publik që do të arrijnë dhe do të angazhojnë audienca (të reja) për gazetarinë hulumtuese, duke i shërbyer interesit publik në të gjithë Evropën.
Aleanca e shkencës së gazetarisë menaxhohet nga konsorcium i udhëhequr nga Universiteti NOVA në Lisbonë, në partneritet me со Qendrën Evropiane të Gazetarisë (EJC).
Grantet do të jenë të kapshme për:
- Bashkëpunime që përfshijnë të paktën një media dhe një organizatë kërkimore/akademike që punon në hetim mbi një temë me interes publik, siç janë ndryshimet klimatike, kujdesi shëndetësor, teknologjitë e reja, qeverisja lokale, etj. Lista e shembujve nuk është e plotë.
- Organizatat duhet të jenë të bazuara në një ose më shumë vende që i janë bashkuar pjesës së plotë ndërsektoriale të Programit të Evropës kreative të Bashkimit Evropian, i cili siguron fonde bazë për JSA-në.
Vendet e pranueshme përfshijnë të 27 shtetet anëtare të BE-së dhe vendet e mëposhtme jo-anëtare të BE-së: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Islanda, Lihtenshtajni, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Serbia dhe Ukraina..
- Aplikanti kryesor është gjithmonë media. Aplikimi duhet të dorëzohet nga gazetar i lidhur me atë media i cili do të veprojë si udhëheqës ekipi. Ky mund të jetë edhe gazetar i pavarur, për sa kohë që mbështetet nga një media.
- Gazetarë dhe/ose shkencëtarë individualë mund të jenë pjesë e ekipeve aplikuese, me kusht që aplikimi të përfshijë tashmë të paktën dy organizata (1 media dhe 1 organizatë kërkimore), por ata nuk mund të jenë aplikantë kryesorë.
- Mediat, gazetarët, shkencëtarët dhe/ose organizatat kërkimore nga jashtë vendeve pjesëmarrëse në "Evropa kreative" do të jenë në gjendje të jenë pjesë e ekipeve aplikuese, me kusht që ato të përfshijnë tashmë media dhe subjekt kërkimor që plotësojnë kriteret e pranueshmërisë.
Grantet mund të përdoren për të mbuluar të gjitha kostot e nevojshme për të zhvilluar, përfunduar dhe publikuar kërkime dhe për të prodhuar përmbajtje gazetareske, duke përfshirë pagat dhe burimet njerëzore, kostot që lidhen me kërkimin, kostot e përkthimit dhe udhëtimit. Përjashtimi i vetëm janë kostot e pajisjeve, të cilat nuk janë të pranueshme.
Tani po e publikojmë thirrjen e parë në kuadër të këtij programi. Po ndajmë afërsisht 1 milion euro për të mbështetur raundin e parë të projekteve gazetareske. Ekipet mund të aplikojnë për grante prej 10,000 euro, 20,000 euro ose 50,000 euro, varësisht nga fushëveprimi i projektit të tyre, kompleksiteti i kërkimit të propozuar, numri i partnerëve të përfshirë, natyra e detyrave të përfshira dhe afati kohor i përafërt..
Procesi i selektimit dhe afatet kohore
Përzgjedhja e aplikimeve të suksesshme kryhet nga juria e pavarur e përbërë nga gazetarë dhe studiues të shquar.
Aplikantët e suksesshëm do të njoftohen për rezultatin e aplikimit të tyre pasi juria e pavarur të ketë marrë vendimin e saj. Duke pasur parasysh numrin e lartë të pritur të aplikimeve, Konsorciumi mban të drejtën të mos u japë informacione individuale aplikantëve të pasuksesshëm.
Grantet jepen për periudhë prej 8 muaj. Të gjitha projektet e financuara duhet të finalizohen jo më vonë se data e specifikuar në marrëveshjen e grantit.
Buxeti: 1 000 000.00 €