Mediat e pavarura luajnë rol kyç dhe domethënës në shoqëri dhe kontribuojnë në respektimin e parimeve kryesore të lirisë dhe pluralizmit të medias, përkatësisht pjesëmarrjes së qytetarëve.
Përmes kësaj thirrje, organizatat me përvojë në media do të jenë në gjendje të krijojnë dhe shpërndajnë mjete për subjektet e mediave informative në sektorët e medias që janë me rëndësi të veçantë për demokracinë. Këto përfshijnë median lokale dhe rajonale, median në komunitet, gazetarinë hulumtuese ose median e specializuar në lajme me interes publik.
Buxheti i ndarë për thirrjen është 5.2 milionë euro, ku çdo projekt i përzgjedhur mund të marrë maksimum prej 2.5 milionë euro. Shkalla maksimale e bashkë-financimit nga Bashkimi Evropian është deri në 90% të buxhetit total të pranueshëm të projektit. Prandaj, aplikantët duhet të bashkë-financojnë aktivitetet e projektit të tyre nga burime të tjera.
Thirrja përfshin dy tema: (1) Partneritete gazetareske dhe (2) Bashkëpunim.
1. Thirrje për propozime për partneritete gazetareske- Pluralizëm
Qëllimet:
Qëllimi i kësaj thirrje është ruajtja dhe forcimi i pluralizmit mediatik duke mbështetur median lokale dhe rajonale, gazetarinë hulumtuese dhe mediat që ofron lajme me interes publik.
Kjo temë përqendrohet në ruajtjen e pluralizmit mediatik, i cili është thelbësor për debatin demokratik dhe pjesëmarrjen qytetare, që në veçanti ka të bëjë me:
- Mediat lokale dhe rajonale që shpesh nuk kanë burime për t'u përshtatur me ndryshimet digjitale;
- Gazetaria hulumtuese dhe mediat që ofrojnë lajme me interes publik (siç janë mediat e fokusuara në transparencë, çështje juridike ose angazhim qytetar).
Propozimet e projektit duhet të propozojnë program financimi të dedikuar për organizata të tjera mediatike kurse fondet duhet të ndahen për aktivitete që do të kontribuojnë në transformimin e punës së grupeve të synuara, siç janë:
- Inovacione në menaxhimin e mediave (p.sh. formatet, përmbajtja, mbulimi i lajmeve dhe modelet e të ardhurave);
- Përmirësimi i shpërndarjes dhe përhapjes së lajmeve;
- Zhvillimi i strategjive dhe përfshirja e audiencave në ndërtimin e strategjive të komunitetit;
- Zhvillimi i mjeteve teknike që do të aplikohen në temat e përmendura;
- Trajnimi mbi temat e përmendura
Aplikues të kualifikuar për thirrjen për partneritet gazetaresk- Pluralizëm
Aplikantët e kualifikuar mund të jenë organizata individuale ose konsorciume të përbëra nga të paktën dy aplikantë nga vendet pjesëmarrëse në programin "Evropa kreative". Aplikantët e kualifikuar janë persona juridikë si: shoqata të mediave, organizata joqeveritare, organizata jofitimprurëse, organizata të shoqërisë civile, organe publike, organizata ndërkombëtare, universitete, qendra kërkimore, fonde të gazetarisë dhe organizata për trajnimin e profesionistëve të mediave, fondacione, etj.
Ndikimi i pritur:
- Rritje e inovacionit dhe kreativitetit në modelet e biznesit, produksionet gazetareske dhe proceset e shpërndarjes ;
- Rritje e qëndrueshmërisë së përmbajtjes gazetareske të prodhuar profesionalisht;
- Rritje e interesit për përmbajtjen gazetareske të prodhuar profesionalisht midis grupeve të ndryshme sociale, gjuhësore dhe të moshës.
Konkretisht, me këtë thirrje pritet:
- Rritje e qëndrueshmërisë, pluralizmit dhe pavarësisë editoriale në nivelin e Bashkimit Evropian në sektorë, si media lokale, rajonale dhe të bashkësive, media hulumtuese ose media e specializuar në tema me interes publik.
- Rritje e qëndrueshmërisë së organizatave aktive në sektorin e medias së synuar dhe mbrojtja e peizazhit mediatik.
- Përshtatje progresive e teknologjive të reja në sektorin e medias së synuar në masën që ato kontribuojnë në pluralizmin mediatik dhe peizazh mediatik të larmishëm.
- Inkurajim i krijimit të bazave të njohurive për sektorët e medias që ofrojnë lajme me interes publik (p.sh. identifikimi i zonave me furnizim të dobët të përmbajtjes me cilësi të lartë dhe/ose ku pluralizmi mediatik është në rrezik).
2. Thirrje për propozime- Partneritete gazetareske– Bashkëpunimi
Qëllimet:
Qëllimi i mbështetjes për propozimet e bashkëpunimit ndërkufitar midis organizatave mediatike informative në nivelin e Bashkimit Evropian është përmirësimi i qëndrueshmërisë ekonomike të mediave dhe promovimi i inovacionit në modelet e të ardhurave, zhvillimin e audiencës dhe standardet teknike.
Aplikantët ftohen të krijojnë bashkëpunim ndërkufitar mediatik. Qëllimi i propozimit mund të jetë zhvillimi i modeleve më të mira të të ardhurave dhe monetizimit, qasje të reja për zhvillimin e audiencës, ndërtimin dhe marketingun e komunitetit, zhvillimin e standardeve të përbashkëta profesionale/teknike, lloje të reja të redaksive, rrjete sindikale ose modele të tjera për shkëmbimin e përmbajtjes/të dhënave midis organizatave mes lajmeve në të gjithë Bashkimin Evropian ose ofrimin e ndihmës për organizatat e vogla mediatike, etj.
Propozim- projektet duhet të përfshijnë aktivitete që do të kontribuojnë më së miri në objektivat e konsorciumit, si: ngjarje, trajnime dhe punëtori online për profesionistët e mediave, programe shkëmbimi, programe mentorimi, skicim i praktikave më të mira, zhvillim i standardeve teknike për të gjithë sektorin, zhvillim i udhëzimeve dhe standardeve editoriale, zhvillim i udhëzuesve praktikë, zhvillim dhe testim i platformave dhe zgjidhjeve teknike për shkëmbimin e ideve dhe praktikave më të mira, aktivitete promovuese ose aktivitete të tjera që synojnë ruajtjen e qëndrueshmërisë së sektorit, inkurajimin e shkëmbimit të praktikave më të mira midis operatorëve dhe inkurajimin e mbështetjes për sektorët e mediave që nuk kanë mjetet për t'u përshtatur me mjedisin digjital.
Sa i përket përmbajtjes, propozimet e projektit duhet të synojnë rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së raportimit përmes bashkëpunimit inovativ gazetaresk. Projektet mund të testojnë metoda dhe formate prodhimi inovative ose të kontribuojnë në standardet me cilësi të lartë të prodhimit mediatik përmes formave të tjera të bashkëpunimit. Qëllimi i projekteve mund të jetë rritja e shkëmbimit të praktikave më të mira midis gazetarëve dhe optimizimi i procedurave të punës për zhanret gazetareske që kërkojnë më shumë kohë dhe burime.
Aplikuesit e kualifikuar
Aplikantët e pranuar janë persona juridikë që mund të jenë media jofitimprurëse, publike dhe private (media e shtypur/online, radio/podkast, televizion, etj.) dhe organizata të tjera të fokusuara në median e lajmeve (shoqata mediatike, OJQ, fonde gazetareske dhe organizata trajnimi për profesionistët e medias, etj).
Propozim- projektet u dorëzohen konsorciumeve që bashkojnë të paktën tre partnerë nga të paktën tre vende të ndryshme që marrin pjesë në programin "Evropa kreative". Meqenëse thirrja synon të ketë ndikim në të gjithë sektorin, rekomandohet që propozimet e projekteve të përfshijnë sa më shumë media të jetë e mundur me aktivitetet e tyre.
Konsorciumet trans-nacionale të organizatave të mediave ftohen të bashkojnë forcat me qëllim që të nxisin transformimin e mediave, raportimin e besueshëm dhe të përmirësojnë aftësitë e profesionistëve të mediave informative, për shembull, duke zhvilluar standarde për prodhimin/produksionin e mediae, modele të reja biznesi, lloje të reja të gazetave dhe formate gazetareske, duke shkëmbyer praktikat më të mira, etj. Ato mund të përqendrohen në një (nën)sektor të medias informative (p.sh. TV, radio, shtyp, etj.) dhe/ose në një zhanër gazetarie (p.sh. gazetari-data, gazetari e specializuar, etj.).
Kohëzgjatja e projekteve: deri në 24 muaj.
Metoda e përgatitjes dhe dorëzimit të propozimeve/aplikimeve të projektit
- Propozim- projektet përgatiten në përputhje me kriteret dhe kushtet e specifikuara në dokumentin e thirrjes: NEWS - Journalism Partnerships (CREA-CROSS-2025-JOURPART), Version 1.0, 22 October.
Linqet në Thirrje dhe dokumentin e thirrjes mund t’i gjeni këtu dhe këtu - Aplikimet përpunohen dhe dorëzohen elektronikisht nëpërmjet Funding &Tenders Opportunity Portal (F&TP). Informacionet për qasje në F&TP mund t’i gjeni këtu
Më shumë informacione në lidhje me thirrjen mund të merret në sesionin online të organizuar nga Komisioni Evropian, i cili do të mbahet më 14 nëntor 2024 nga ora 14:00 - 15:30.
Për pjesëmarrje në sesionin online, mund të paraqiteni këtu