Ngjarjes transnacionale

By alfa4 , 10 October, 2025
Ngjarjes transnacionale me temë: “Përmirësimi i trashëgimisë kulturore përmes bashkëpunimit evropian – rrjete, mobilitet dhe mundësi financimi nga BE-ja”
Tранснационален настан

Kemi nderin t’ju ftojmë të bëheni pjesë e ngjarjes dyditore transnacionale me temë: “Përmirësimi i trashëgimisë kulturore përmes bashkëpunimit evropian – rrjete, mobilitet dhe mundësi financimi nga BE-ja”, e cila do të mbahet:

  • më 14 tetor 2025, duke filluar nga ora 10:00 në I.N Porta Maqedonia, Shkup dhe
  • më 15 tetor 2025, duke filluar nga ora 9:30 në Shtëpia Evropiane, Shkup.

Ngjarja organizohet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Republikës së Maqedonisë së Veriut (Zyra e Evropës Kreative), në partneritet meDelegacionin e Bashkimit Evropian dhe Shtëpinë Evropiane në Shkup, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Agjencinë për Programet Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, I.N Instituti dhe Muzeu – Manastir, I.N. Muzeu Arkeologjik i RMV-së, I.NStobi, Fakultetin Filozofik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, Qendrën për Iniciativa të Reja në Art dhe Kulturë – Lokomotiva, Shkup.

Fokusi tematik i ngjarjes është trashëgimia kulturore si bazë mbi të cilën ndërtohen politikat e Bashkimit Evropian dhe mundësitë për financim përmes programeve “Evropa Kreative”, “Erasmus+” dhe “Horizonti Evropë”. Do të prezantohen aktivitete dhe praktika të mira nga rrjete evropiane dhe rajonale që luajnë rol kyç në mbështetjen e bashkëpunimit transnacional, mobilitetit dhe zhvillimit të projekteve evropiane.

Përveç profesionistëve vendas nga institucionet dhe organizatat përfituese të këtyre programeve të BE-së, në ngjarje do të marrin pjesë edhe ekspertë evropianë në fushën e trashëgimisë kulturore, si: Margerita Sani, profesoreshë në Universitetin e Bolonjës, koordinatore e projektit LEM në kuadër të NEMO (Rrjeti i Organizatave të Muzeve Evropiane), Prof. Pjerr XhakomoSola, studiues i lartë në rrjetin evropian “MichaelCulture” nga Italia dhe Dr. Krishna Çandramulu, Veneca EU, nga Mbretëria e Bashkuar.

Ngjarja është e destinuar për përdoruesit potencialë dhe ekzistues të programeve të BE-së: institucione publike, shoqata, komuna, institucione arsimore dhe organizata që veprojnë në fushën e trashëgimisë kulturore në një kontekst më të gjerë.