Thirrje për projekte bashkëpunimi evropian në kuadër të Programit të Evropës kreative – Nënprogrami "Kultura" për vitin 2025

By alfa4 , 9 June, 2024
Është hapur Thirrja për projekte për bashkëpunim evropian në kuadër të Programit Evropës kreative – Nënprogrami Kulturë për vitin 2025, me afatin e fundit për dorëzimin e propozim- projekteve, 13 maj 2025 deri në orën 17:00 (Ora Qendrore Evropiane)
Thirrje për projekte bashkëpunimi evropian në kuadër të Programit të Evropës kreative – Nënprogrami "Kultura" për vitin 2025

Mbështetja e Bashkimit Evropian në kuadër të thirrjes për projekte për bashkëpunim evropian është menduar për projekte me gamë të gjerë të aktiviteteve dhe iniciativave që përfshijnë organizata nga sektorët kulturorë dhe kreativ në 40 vendet pjesëmarrëse në programin Evropa Kreative– Nënprogrami "Kultur".

Me buxhet prej 59 979 335 milionë euro për vitin 2025, pritet të mbështeten rreth 130 projekte, të cilat do të mundësojnë bashkëpunimin midis organizatave aktive në fushën e kulturës në vendet pjesëmarrëse në programin Evropa Kreative– Nënprogrami "Kultura" me qëllim forcimin e dimensionit transnacional të krijimit dhe qarkullimit të përmbajtjes artistike evropiane, lëvizshmërinë e artistëve dhe profesionistëve nga sektorët përkatës, shkëmbimin e njohurive dhe përvojave midis organizatave kulturore, etj. Gjithashtu pritet që projektet të inkurajojnë zhvillimin, eksperimentimin, shpërndarjen e informacioneve dhe zbatimin e praktikave të reja dhe inovative.

QËLLIMET E THIRRJES

Qëllimi 1 – Krijimi dhe qarkullimi transnacional:

Forcimi i krijimit dhe qarkullimit transnacional të veprave dhe artistëve evropianë.

Krijimi dhe qarkullimi transnacional janë çelësi për avancimin e bashkëpunimit, rritjen e shtrirjes dhe, në shumë raste, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e organizatave, institucioneve dhe individëve kulturorë. Bashkëprodhimi është një mjet për të nxitur kreativitetin, për të ndarë burimet dhe për të lehtësuar shpërndarjen transnacionale të përmbajtjes dhe lëvizshmërinë e artistëve. Projektet duhet të marrin në konsideratë kontekste të reja, të tilla si sfidat shëndetësore ose mjedisore, dhe të integrojnë mënyra inovative (digjitale) të krijimit dhe shpërndarjes së përmbajtjes.

Qëllimi 2 – Inovacioni

Rritja e kapaciteteve të sektorëve kulturorë dhe krijues evropianë për të mbështetur talentin, për të zhvilluar inovacionin, prosperitetin, d.m.th., për të krijuar vende pune dhe rritje ekonomike.

Projektet që korrespondojnë me këtë objektiv duhet të synojnë forcimin e kapaciteteve, të cilat mund të jenë të natyrës teknologjike dhe/ose artistike. Kjo mund të përfshijë zhvillimin dhe testimin e praktikave ose modeleve të reja, si dhe përhapjen e praktikave inovative.

Inovacioni mund t'i referohet edhe dimensionit social, përkatësisht: përfshirjes dhe zhvillimit të audiencës, barazisë gjinore, përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara, anëtarëve të minoriteteve dhe grupeve të margjinalizuara shoqërisht, luftës kundër ndryshimeve klimatike, dixhitalizimit, etj. Kultura gjithashtu mund të kontribuojë në shëndet dhe mirëqenie, në veçanti në shëndetin mendor, duke marrë parasysh provat ekzistuese dhe krizën aktuale të shëndetit mendor që prek veçanërisht të rinjtë.

Një pjesë integrale e objektivave dhe prioriteteve të propozimeve të projektit janë çështjet ndërsektoriale (Cross Cutting Issues) përkatësisht: përfshirja, diversiteti, barazia gjinore dhe çështjet mjedisore që kontribuojnë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Projektet e bashkëpunimit evropian janë të hapura për të gjithë sektorët kulturorë dhe krijues. Duke marrë parasysh që kjo thirrje është pjesë e Nënprogramit Kulturë, projektet me përmbajtje ekskluzive audiovizuale dhe/ose të përbëra ekskluzivisht nga organizata nga sektori audiovizual nuk janë të pranueshme për aplikim.

Kategoritë e thirrjes

Risi: Thirrja për bashkëpunim evropian për vitin 2025 trajton tre kategori: 

  • CREA-CULT-2025-COOP-1 Projekte bashkëpunimi (Shkallë e vogël): minimum 3 partnerë nga 3 vende të pranueshme/grant i BE-së deri në 200,000 euro (deri në 80% të buxhetit total të projektit)
  • CREA-CULT-2025-COOP-2 Projekte bashkëpunimi (Shkallë e mesme): minimum 5 partnerë nga 5 vende të pranueshme/grant i BE-së deri në 1,000,000 euro (deri në 70% të buxhetit total të projektit)
  • CREA-CULT-2025-COOP-3 Projekte bashkëpunimi (Shkallë e madhe): minimum 10 partnerë nga 10 vende të pranueshme/grant i BE-së deri në 2,000,000 euro (deri në 60% të buxhetit total të projektit)

Kohëzgjatja e projekteve në të tre kategoritë është maksimumi 48 muaj.. 

Aplikuesit e kualifikuar

Personat juridikë (privatë dhe publikë) të themeluar (të regjistruar) në një nga 40 vendet pjesëmarrëse në programin Evropa kreative– nënprogrami "Kultura". Personat fizikë nuk janë të kualifikuar për të aplikuar në program. 

Afati i aplikimit

Afati i fundit për dorëzimin e propozim- projekteve është 13 maj 2025, deri në orën 17:00 sipas Orës Qendrore Evropiane.

Aplikimet dorëzohen në mënyrë elektronike nëpërmjet „Funding &Tenders Opportunity Portal“ në linkun e mëposhtëm.

Më shumë informacione mbi kriteret dhe metodën e dorëzimit të propozim- aplikimit mund të gjendet në dokumentin e thirrjes (COOP Call Document 2025. Верзија 1.0 nga 10 dhjetori 2024) në linkun e mëposhtëm.