Thirrja për propozime për "Etiketën e Trashëgimisë Evropiane" është e hapur

By vladimir , 21 December, 2025
Është hapur thirrja për propozime për mbështetje të zbatimit të “Etiketës së Trashëgimisë Evropiane”

Këtë vit Etiketa e Trashëgimisë Evropiane (ETE) iu dha 67 lokaliteteve, të shpërndara në 275 lokacione në 22 shtete anëtare të Bashkimit Evropian. Me rritjen e vazhdueshme të numrit të mbajtësve të etiketës, paraqitet nevoja për koordinim më të fortë, shkëmbim të praktikave të përbashkëta dhe rritje të dukshmërisë së aktiviteteve të lidhura me ETE, si në nivel lokal ashtu edhe në nivel evropian.

 

Qëllimi i thirrjes

Qëllimi i thirrjes është të identifikohet një organizatë ose konsorcium me kapacitet të dëshmuar, i cili do të përdorë trashëgiminë historike dhe kulturore të Evropës për angazhimin, edukimin dhe informimin e qytetarëve.

Organizata e zgjedhur do të ofrojë mbështetje për rrjetin e lokaliteteve me ETE përmes:

  • nxitjes së mundësive për trajnime dhe bashkëpunim mes palëve të interesuara;
  • promovimit dhe rritjes së dukshmërisë së aktiviteteve të lidhura me ETE.

 

Roli dhe përgjegjësitë

Organizata ose konsorciumi i zgjedhur do të veprojë si sekretariat i rrjetit të lokaliteteve me ETE dhe do t’i ndihmojë lokalitetet të harmonizojnë aktivitetet e tyre me sektorët e trashëgimisë, kulturës dhe industrive kreative, si dhe me sektorin arsimor.

Theksi i veçantë do të vihet në orientimin e resurseve drejt aktiviteteve në nivel komuniteti dhe projekteve në nivel lokaliteti, me qëllim sigurimin e përfitimeve të prekshme për qytetarët dhe përdorimin efikas të mjeteve.

Organizata ose konsorciumi i zgjedhur do të bashkëpunojë me rrjetin ekzistues prej 26 koordinatorësh kombëtarë për të arritur rezultatet e mëposhtme:

  • rritje e dukshmërisë së ETE në vendet pjesëmarrëse dhe tek audiencat e synuara, në nivel kombëtar dhe evropian;
  • mbështetje dhe përzgjedhje paraprake të aplikimeve;
  • mbështetje e vazhdueshme dhe monitorim i lokaliteteve me ETE në nivel kombëtar.

 

Masat për ndërtimin e kapaciteteve përfshijnë:

  • Mësim dhe përmirësim – forcimi i aftësive të palëve të interesuara të ETE, në koordinim me projektet evropiane;
  • Rrjetëzim dhe financim – sigurimi i mbështetjes financiare për lokalitetet me ETE për zbatimin e planeve të tyre të veprimit;
  • Nxitja e bashkëpunimit mes organeve evropiane aktive në fushën e trashëgimisë.

 

Buxheti:

3 milionë euro

 

Afati i fundit për aplikim: 11 shkurt 2026, ora 17:00 (CET)

 

Mënyra e përgatitjes dhe dorëzimit të projekt-propozimeve/aplikimit

  • Projekt-propozimet përgatiten në përputhje me kriteret dhe kushtet e përcaktuara në dokumentin e thirrjes: Support for the implementation of the European Heritage Label (CREA-CULT-2026-EU-HERITAGE-LABEL), Version 1.0, 26 November 2025. Thirrjen dhe dokumentin e thirrjes mund t’i gjeni këtu.
  • Aplikimet përpunohen dhe dorëzohen elektronikisht përmes Funding & Tenders Opportunity Portal (F&TP). Informacione për qasjen në F&TP mund t’i gjeni këtu.

Mësoni më shumë për lokalitetet me Etiketën e Trashëgimisë Evropiane këtu.