Thirrje për organizatorët e rezidencave "Kultura lëviz Evropën"

By vladimir , 21 December, 2025
Është hapur thirrja e re për organizatorët e rezidencave në kuadër të aksionit „Kultura lëviz Evropën”

Thirrja për organizatorët e rezidencave ofron mbështetje financiare për personat juridikë që dëshirojnë të jenë mikpritës të artistëve dhe profesionistëve kulturorë në kuadër të një projekti rezidencial, i cili realizohet në dy faza të njëpasnjëshme:

Faza 1: Dorëzimi i aplikimit me përshkrimin e projektit rezidencial, së bashku me dokumentet e detyrueshme shoqëruese për personin juridik.

Faza 2: Nëse aplikimi përzgjidhet në fazën 1, aplikuesit vazhdojnë me përzgjedhjen e artistëve dhe profesionistëve kulturorë që do të marrin pjesë në rezidencë, pas së cilës plotësojnë pjesën e dytë dhe të fundit të aplikimit.

 

Kush mund të aplikojë?

Mund të aplikojnë persona juridikë që:

  • janë të regjistruar dhe kanë seli në një nga vendet e programit Kreative Europe, përfshirë vendet dhe territoret përtej detit si dhe rajonet më të largëta;
  • kanë kapacitet për të realizuar projektin e propozuar rezidencial me artistë dhe profesionistë kulturorë nga vende të tjera të Kreative Europe;
  • pavarësisht nëse janë të sapoformuar apo tashmë të konsoliduar, duhet të jenë aktivë në një nga sektorët e pranueshëm: arkitekturë, trashëgimi kulturore, dizajn dhe dizajn mode, letërsi, muzikë, arte skenike dhe arte pamore.

 

Çfarë ofron granti për rezidencë?

Ky grant ofron mbështetje financiare si për mikpritësin, ashtu edhe për çdo pjesëmarrës në rezidencë.

 

Për mikpritësin

  • 50 € në ditë, për çdo rezident
  • Mbështetje për aksesueshmëri (nëse është e aplikueshme): shuma fikse prej 375 €, 675 € ose 1.200 €, në varësi të kohëzgjatjes së rezidencës, për mbulimin e kostove shtesë të lidhura me nevojat e aksesueshmërisë së rezidentit.

 

Për çdo rezident

  • Pagesë ditore: 30 € në ditë, për çdo rezident
  • Rimbursim udhëtimi:
    • 400 € – për udhëtime nën 5.000 km
    • 800 € – për udhëtime mbi 5.000 km Distanca llogaritet automatikisht në formularin e aplikimit, bazuar në vijën ajrore njëdrejtimëshe.
  • Mbështetje shtesë financiare (nëse është e aplikueshme):
    • Transport i gjelbër: 400 €
    • Vendet dhe territoret përtej detit / rajonet më të largëta: 175 €
    • Shtesë familjare: 200 € për fëmijë
    • Shtesë për vizë: 120 €
    • Mbështetje për aksesueshmëri: shuma fikse prej 375 €, 675 € ose 1.200 € sipas kohëzgjatjes së projektit; mbështetje financiare për asistencë personale ose interpretim në gjuhën e shenjave; mundësi për kërkesë për transport ajror për distanca nën 600 km.

 

Çfarë nevojitet për aplikim?

  • Koncept për projekt rezidencial me pjesëmarrjen e 1 deri në 5 rezidentëve, i cili duhet të ndjekë të paktën dy nga këto qëllime: mësim, krijim, kërkim, lidhje ose transformim;
  • Kapacitet për realizimin e projektit rezidencial dhe sigurimin e akomodimit dhe hapësirave të punës;
  • Të paktën një mentor që do të ofrojë mbështetje artistike dhe udhëzime për rezidentët.

 

Dokumentet shoqëruese

  • Dëshmi që aplikuesi ka statusin e personit juridik;
  • Portofol artistik ose raport promovues i aplikuesit;
  • Biografi të shkurtra (CV) të mentorëve.

Nëse aplikimi përzgjidhet dhe kalon në fazën 2, aplikuesit duhet të dorëzojnë një kartelë informuese për rezidencën me të dhënat e çdo rezidenti të përzgjedhur: dokument kombëtar identifikimi, biografi e shkurtër (CV), portofol artistik/kreativ dhe dëshmi për qëndrim të ligjshëm.

 

Si të aplikohet?

  1. Krijimi i llogarisë së përdoruesit Krijoni llogari në Goethe-Application Portal (GAP). Regjistrohuni si „Organisation/Enterprise“, pastaj zgjidhni „Culture Moves Europe funding“ dhe më pas „call for residency hosts“.
  2. Plotësimi i aplikimit Formulari i aplikimit plotësohet në gjuhën angleze. Nuk kërkohet njohje e rrjedhshme e anglishtes; lejohet përdorimi i mjeteve online për përkthim dhe aftësitë gjuhësore nuk vlerësohen.
  3. Finalizimi dhe dorëzimi Aplikimi mund të editohet dhe ruhet si draft deri në dorëzim. Të gjithë aplikuesit duhet të lexojnë me kujdes dokumentin e thirrjes para dorëzimit.

 

Kur mund të aplikohet?

Thirrja është e hapur nga 15 dhjetor 2025 deri më 16 mars 2026. Aplikimet do të shqyrtohen pas përfundimit të afatit, dhe të gjithë aplikuesit do të marrin rezultatet përmes Goethe-Application Portal më së voni deri më 5 maj 2026.

Nëse aplikimi është i suksesshëm, mikpritësit vazhdojnë me fazën 2, ku përzgjedhin rezidentët dhe dorëzojnë kartelën informuese për rezidencën. Kjo mund të bëhet në çdo kohë, nga 5 maj 2026 deri më 30 shtator 2026.

Fillimi më i hershëm i mundshëm i projektit rezidencial është 8 qershor 2026.

Më shumë informacion për thirrjen dhe dokumentin e saj mund të gjeni në linkun e dhënë.