Skip to main content
Zyra e Evropës Kreative MK

Main navigation

  • Evropa kreative
    • Evropa kreative
    • Si të aplikoni
    • Pyetjet më shpesh të parashtruara
    • Publikime dhe dokumente
    • Programe tjera BE
  • Kultura
    • Kultura
    • Thirrjet
    • Projekte të mbështetura
    • Gjej partnerë
  • MEDIA
    • MEDIA
    • Thirrjet
    • Projekte të mbështetura
    • Lista e organizatave MK
    • Festivalet e filmit
  • Ndërsektorial
    • Ndërsektorial
    • Thirrjet
    • Projekte të mbështetura
  • Lajme
  • Për ne
sq
  • MK
  • AL
  • EN

Breadcrumb

  1. Shtëpia
  2. Evropa kreative

Evropa kreative

Mbështetje për projekte që synojnë avancimin e diversitetit kulturor, promovimin e shprehjes artistike dhe fuqizimin e potencialit ekonomik të industrive kreative
Evropa kreative

ÇFARË ËSHTË EVROPA KREATIVE? 

"Evropa kreative" është programi kryesor i Komisionit Evropian që mbështet sektorët kulturorë dhe audiovizual. Me buxhet prej 2.44 miliardë euro, pothuajse dyfishi i ciklit të mëparshëm, "Evropa kreative" investon në aktivitete që rrisin diversitetin kulturor dhe u përgjigjen nevojave dhe sfidave të sektorëve kulturorë dhe kreativ.

Baza ligjore: Programi zbatohet në bazë të Rregullores (BE) 2021/818 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 20 majit 2021 që themelon programin "Evropa kreative" (2021-2027) dhe shfuqizon Rregulloren (BE) nr. 1295/2013 (OJ L 189/34, 28.5.2021). Teksti i plotë i Rregullores mund të gjendet këtu.

"Evropa kreative" synon të: mbështesë krijimin e veprave evropiane dhe të ndihmojë sektorët kulturorë dhe kreativ të shfrytëzojnë mundësitë e epokës digjitale dhe globalizimit, në mënyrë që të arrijnë potencialin e tyre ekonomik, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm, punësimin dhe kohezionin social; të promovojë konkurrencën dhe inovacionin e industrisë audiovizuale evropiane; të ndihmojë sektorët kulturorë dhe audiovizual në Evropë për qasje në mundësi, tregje dhe audienca të reja ndërkombëtare; të promovojë veprime inovative ndërsektoriale dhe media të larmishme, të pavarura dhe pluraliste. Ruajtja, zhvillimi dhe promovimi i diversitetit dhe trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore të Evropës mbeten objektiva themelore të "Evropës kreative".
 

KUJT I DEDIKOHET PROGRAMI?

"Evropa kreative" synon organizata nga sektorët kulturorë dhe kreativ, kinematë, organizatat e filmit dhe audiovizuale. Programi inkurajon artistët audiovizual, filmik, kulturor dhe kreativ të veprojnë në të gjithë Evropën me qëllim që të arrijnë audienca të reja dhe të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për epokën digjitale.

NËNPROGRAMET 

Programi “Evropa kreative” ndahet në tre nënprograme:

Nënprogrami Kultura, i cili përfshin iniciativa që promovojnë dhe rrisin bashkëpunimin artistik dhe kulturor në nivel evropian.

Nënprogrami MEDIA, i cili përfshin iniciativa që nxisin konkurrencën, inovacionin dhe qëndrueshmërinë e sektorit audiovizual evropian.

Nënprogrami ndërsektorial, i cili përfshin iniciativa që promovojnë aktivitete inovative dhe bashkëpunim midis sektorëve audiovizual dhe kulturorë.

Nga buxheti i "Evropës kreative", 33% i ndahet Kulturës, 58% MEDIA-s dhe 9% Nënprogramit ndërsektorial”.
 

KUSH MENAXHON ME PROGRAMIN?

Në nivel evropian, programi menaxhohet dhe zbatohet nga Komisioni Evropian dhe Agjencia Ekzekutive e Arsimit dhe Kulturës (EACEA).

Në nivel kombëtar, programi i "Evropës kreative" zbatohet nga Zyrat e Evropës Kreative, të cilat veprojnë si zyra informacioni dhe këshillimi në vendet pjesëmarrëse në programin "Evropa kreative". Përveç ofrimit të informacionit rreth programit, zyrat lehtësojnë bashkëpunimin midis organizatave nga vendet e "Evropës kreative" dhe ndihmojnë aplikantët potencialë të zhvillojnë projektin e tyre.
Më shumë informacion mbi Zyrat e Evropës Krijuese mund të gjendet këtu  

VENDET E KUALIFIKUARA 

Programi "Evropa kreative" është i hapur për organizatat në sektorët kulturorë, kreativ dhe audiovizual, përkatësisht sektorin e filmit, nga: 27 shtetet- anëtare të BE-së, vendet e Zonës Ekonomike Evropiane, vendet kandidate dhe kandidatët potencial për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe vendet e përfshira nga politika e fqinjësisë së Bashkimit Evropian.

Më shumë informacion mund të gjendet këtu

PRIORITETET E KRYQËZUARA HORIZONTALE

Programi "Evropa kreative" i kushton vëmendje të veçantë çështjeve ndërsektoriale që përfshijnë politikat dhe prioritetet aktuale të BE-së, si:

  • mjedisi dhe lufta kundër ndryshimeve klimatike
  • përfshirja dhe diversiteti dhe barazia gjinore

Që në ciklin e mëparshëm të programimit të programit, Komisioni Evropian përfshiu udhëzime, aktivitete, rekomandime dhe kritere për vlerësimin e projekteve, me qëllim ndjekjen e Marrëveshjes së gjelbër evropiane si një nga prioritetet politike të Komisionit Evropian për periudhën 2019-2024.

Më shumë informacion dhe shembuj në lidhje me prioritetet e politikave të Komisionit, si Marrëveshja e gjelbër evropiane, barazia gjinore dhe tranzicioni digjhital, mund të gjenden në botimin e Komisionit Evropian "Evropa kreative 2014-2020: barazia gjinore, Marrëveshja e gjelbër evropiane, digjitalizimi, me perspektiva për bashkëpunim".

Në vitin 2023, Komisioni Evropian publikoi botimin "Transformimi i gjelbër i programit të Evropës kreative", i cili ofron pasqyrë të përgjithshme se si sektorët kreativ dhe kulturorë mund të kontribuojnë në përpjekjet e Komisionit Evropian për të integruar veprimet klimatike përmes programit "Evropa kreative".

Temat ndërsektoriale si prioritete të Bashkimit Evropian përmbahen në programet vjetore të programit "Evropa kreative", duke përfshirë Programin vjetor të Evropës kreative për vitin 2025, por edhe në veprimet/kategoritë/thirrjet specifike të programit.

Мени креативна европа

  • Evropa kreative
  • Si të aplikoni
  • Pyetjet më shpesh të parashtruara
  • Dokumente dhe publikime
  • Programe tjera BE

Zyra e Evropës Kreative MK
rr. Shën Kirili dhe Metodi nr.54 1000 Shkup
email: info@ced.mk