Procesi i aplikimit dhe menaxhimit të granteve kryhet në mënyrë elektronike (E-grants), i cili është mjet i integruar i destinuar për të gjitha programet e Bashkimit Evropian me qëllim që të mundësojë zbatimin më efikas të përzgjedhjes, kontraktimit, raportimit dhe pagesës.
Portal për mundësi për financim dhe tenderë (FTOP)
FTOP është pika e hyrjes për të gjithë pjesëmarrësit dhe ekspertët në programet e financimit të menaxhuara nga Komisioni Evropian dhe organe të tjera të BE-së. Të gjitha thirrjet për propozime në kuadër të programit "Evropa kreative" (dhe programeve të tjera të Bashkimit) publikohen në këtë portal. Dorëzimi i aplikimeve, procedura e përgatitjes së aplikimit për grant (GAP), nënshkrimi elektronik i kontratave dhe menaxhimi i projekteve të mbështetura kryhen të gjitha përmes këtij portali.
Informacion më i detajuar mbi mundësitë e financimit dhe procedurën e aplikimit mund të gjendet këtu.
EU Login dhe numër PICј
Për të aplikuar për grant në kuadër të ndonjërit prej programeve të Bashkimit Evropian, përfshirë programin "Evropa kreative", duhet të keni EU Login të vlefshëm dhe numër PIC (Kodi i identifikimit të pjesëmarrësit). Mund të regjistroheni në portal (FTOP) në çdo kohë. Më shumë informacion mund të gjendet këtu.
LEAR
Aplikantët e ri duhet të kenë përfaqësues të autorizuar të personave ligjorë të regjistruar – LEAR, i cili luan rol shumë të rëndësishëm për shkak të procedurës elektronike për menaxhimin e marrëveshjeve të granteve. Informacion mbi këtë procedurë mund të gjendet këtu
Nëse aplikanti/organizata duhet të ndryshojë LEAR-in e tyre, ata duhet të ndjekin udhëzimet e dhëna në FTOP këtu