Skip to main content
Zyra e Evropës Kreative MK

Main navigation

  • Evropa kreative
    • Evropa kreative
    • Si të aplikoni
    • Pyetjet më shpesh të parashtruara
    • Publikime dhe dokumente
    • Programe tjera BE
  • Kultura
    • Kultura
    • Thirrjet
    • Projekte të mbështetura
    • Gjej partnerë
  • MEDIA
    • MEDIA
    • Thirrjet
    • Projekte të mbështetura
    • Lista e organizatave MK
    • Festivalet e filmit
  • Ndërsektorial
    • Ndërsektorial
    • Thirrjet
    • Projekte të mbështetura
  • Lajme
  • Për ne
sq
  • MK
  • AL
  • EN

Breadcrumb

  1. Shtëpia
  2. Ndërsektorial

Ndërsektorial

Nënprogrami ndërsektorial- Nisma për promovimin e aktivitetet inovative dhe bashkëpunim mes sektorit audiovizual dhe kulturor
Ndërsektorial

ÇFARË ËSHTË NËNPROGRAMI NDËRSEKTORIAL?

Nënprogrami ndërsektorial synon të forcojë bashkëpunimin midis sektorëve të ndryshëm kulturorë dhe kreativ, për t'i ndihmuar ata të adresojnë sfidat e përbashkëta dhe të gjejnë zgjidhje të reja inovative. Mbështetja ofrohet përmes bashkëpunimit politik, laboratorëve të inovacionit kreativ dhe shërbimeve të ofruara nga zyrat e "Evropa kreative". Për herë të parë në këtë cikël të dytë programimi të "Evropa kreative", është hapur financim për sektorin e medias gazetareske me qëllim promovimin e shkrim-leximit mediatik, pluralizmit dhe lirisë së medias, si dhe aktiviteteve që do ta ndihmojnë këtë sektor të përshtatet me ndryshimet strukturore dhe teknologjike me të cilat përballet.

Mundësitë e financimit

Nënprogrami ndërsektorial ofron mbështetje financiare për:

Mediat gazetareske

Nënprogrami ndërsektorial ofron fonde për sektorin e medias gazetareske për të promovuar shkrim-leximin mediatik, pluralizmin dhe lirinë e medias, si dhe aktivitete që do ta ndihmojnë sektorin të përshtatet me ndryshimet strukturore dhe teknologjike me të cilat po përballet.

Më shumë informacion mund të gjendet këtu

Laboratori për inovacione kreative

Aktivitetet e laboratorëve të inovacionit kreativ inkurajojnë qasje inovative ndaj krijimit, shpërndarjes dhe promovimit të përmbajtjes brenda sektorëve kulturorë dhe krijues (SKK), si dhe në sektorë të tjerë, duke marrë parasysh transformimin digjital. Qëllimi i këtyre laboratorëve është:

  • të inkurajojë palët e interesuara nga SKK të ndryshme për të hartuar dhe testuar zgjidhje digjitale inovative me ndikim pozitiv afatgjatë;
  • të mundësojë krijimin e mjeteve, modeleve dhe metodave inovative, të orientuara drejt tregut, për sektorin audiovizual dhe të paktën një sektor tjetër kreativ ose kulturor.

Më shumë informacion mund të gjendet këtu  

Zyra për “Evropa kreative”

Zyrat e Evropës kreative janë rrjet i Komisionit Evropian që promovon iniciativat evropiane dhe lehtëson qasjen në programin "Evropa kreative". Rrjeti përbëhet nga zyra kombëtare informacioni nga vendet e Evropës kreative (40+). Në përgjithësi, roli i zyrave është të ofrojnë shërbime, si:

  • informacion dhe udhëzime falas se si të bëhet qasja në mundësitë e financimit përmes programit Evropa kreative;
  • lajme dhe përditësime të rregullta mbi temat që lidhen me sektorët audiovizual, kulturor dhe kreativ në nivel kombëtar, rajonal dhe evropian;
  • mbështetje për rrjetëzimin, lehtësimin e kontakteve midis organizatave nga vende të ndryshme dhe mundësitë për të gjetur partnerë;
  • mbështetje nga Komisioni Evropian në sigurimin e komunikimit dhe shpërndarjes së duhur të rezultateve dhe ndikimit të programit.

Më shumë informacione për zyrat e “Evropa kreative” mund të gjenden këtu

Мени-3

  • Ndërsektorial
  • Thirrjet
  • Projekte të mbështetura

Zyra e Evropës Kreative MK
rr. Shën Kirili dhe Metodi nr.54 1000 Shkup
email: info@ced.mk