Skip to main content
Zyra e Evropës Kreative MK

Main navigation

  • Evropa kreative
    • Evropa kreative
    • Si të aplikoni
    • Pyetjet më shpesh të parashtruara
    • Publikime dhe dokumente
    • Programe tjera BE
  • Kultura
    • Kultura
    • Thirrjet
    • Projekte të mbështetura
    • Gjej partnerë
  • MEDIA
    • MEDIA
    • Thirrjet
    • Projekte të mbështetura
    • Lista e organizatave MK
    • Festivalet e filmit
  • Ndërsektorial
    • Ndërsektorial
    • Thirrjet
    • Projekte të mbështetura
  • Lajme
  • Për ne
sq
  • MK
  • AL
  • EN

Breadcrumb

  1. Shtëpia
  2. F&Q – Pyetjet më shpesh të parashtruara

F&Q – Pyetjet më shpesh të parashtruara

Gjatë përgatitjes së projektit tuaj, lexoni pyetjet më shpesh të parashtruara
Evropa Kreative

Gjatë përgatitjes së projektit tuaj, lexoni pyetjet më shpesh të parashtruara:

 

A mund të aplikojnë persona fizik?

Vetëm subjektet juridike mund të aplikojnë për thirrjet e programit "Evropa kreative". Nga viti 2021, individët mund të aplikojnë me projekte mobiliteti në kuadër të programit "Kultura e lëviz Evropën", menaxhimi i të cilit Komisioni Evropian ia ka deleguar Institutit Goethe në Bruksel.

Cili është roli i partnerit udhëheqës në projekt?

Obligimi kontraktual ndaj Komisionit Evropian në emër të të gjithë partnerëve i takon partnerit kryesor, përkatësisht bartësit të projektit. Ai vepron si nënshkrues i kontratës, përfitues i fondeve dhe menaxhon projektin. Pas përfundimit të projektit, ai i paraqet Komisionit Evropian raport mbi rezultatet e arritura.

Cili është roli i partnerëve në projekt?

Partnerët duhet të kenë role të përcaktuara qartë dhe thelbësore në hartimin dhe zbatimin e projektit. Këto role duhet të përcaktohen saktësisht në vetë propozimin e projektit. Së bashku me promotorin e projektit, partnerët marrin pjesë në zhvillimin e propozimit të projektit, në zbatimin e aktiviteteve të projektit dhe në përgatitjen e të gjitha raporteve duke ofruar informacion mbi kontributin e tyre në aktivitetet e kryera.

Edhe pse roli i promotorit të projektit është më i gjerë se ai i partnerëve, të gjithë ata mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj Komisionit Evropian.

Çfarë do të thotë partner shoqërues?

Partneri shoqërues është organizatë në fushën e kulturës që merr pjesë në zbatimin e aktiviteteve të projektit me numër dukshëm më të vogël të aktiviteteve dhe detyrimeve financiare krahasuar me partnerët e projektit. Kostot e pavarura të partnerëve shoqërues nuk janë të pranueshme, përveç nëse ato mbulohen drejtpërdrejt nga promotori i projektit dhe/ose partnerët.

A mund të aplikojë një organizatë e njëjtë me më shumë projekte në një thirrje?

Si partner kryesor në projekt, organizata ka të drejtë të aplikojë vetëm me një projekt brenda një thirrje. Megjithatë, si partner projekti, nuk ka kufi për numrin e projekteve në të cilat organizata juaj mund të marrë pjesë brenda një thirrje.

A mund të aplikojnë organizata të vogla dhe të sapo-themeluara?

Konkurset janë të hapura për organizata dhe institucione me kapacitete dhe fushëveprime të ndryshme kurse kërkesat specifike të aplikimit përmbahen në vetë thirrjet.

A mund të realizohet profil nga projekti i mbështetur?

Vetëm projektet jofitimprurëse mbështeten në kuadër të programit "Evropa kreative". Nëse burim i të ardhurave del nga aktivitete të caktuara të projektit (p.sh. shitja e biletave, botimet, etj.), këto fonde duhet të përfshihen në propozimin e buxhetit të projektit si kontribut vetjak.

Më kë të kontaktoj për ndihmë teknike rreth aplikimit?

Nëse keni nevojë për udhëzime dhe këshilla gjatë përgatitjes së aplikimit tuaj, mund të kontaktoni zyrën tonë të "Evropa kreative" në adresën e mëposhtme të email-it: info@ced.mk

Nëse hasni probleme teknike gjatë dorëzimit të aplikimit tuaj, mund të kontaktoni mbështetjen e IT-së në Bruksel këtu

Përgjigjet për shumicën e pyetjeve teknike mund të gjenden në manualin online këtu

Kush i vlerëson aplikimet?

Të gjitha aplikimet vlerësohen nga ekspertë të pavarur të përzgjedhur nga një bazë të dhënash e mbajtur nga Agjencia Ekzekutive Evropiane për Arsim dhe Kulturë (EACEA). Ekspertët kanë nivel të lartë të profesionalizmit në fushat e ndryshme të përfshira nga programet e menaxhuara nga Agjencia. Çdo aplikim vlerësohet nga dy ekspertë të pavarur ose nga një grup ekspertësh, varësisht nga lloji i thirrjes. Për të shmangur konfliktet e interesit, ekspertët nuk vlerësojnë aplikime nga vendet e tyre.

Nëse jeni të interesuar të regjistroheni dhe të punoni si ekspert, më shumë informacion mund të gjeni këtu

Ku mund ta gjej logon e “Evropa kreative”?

TPërdoruesit janë të obliguar të shfaqin flamurin e BE-së dhe të pranojnë mbështetjen e marrë përmes programeve përkatëse të BE-së në të gjitha materialet e komunikimit dhe promovimit. Udhëzimet për përdorim dhe për shkarkimin e skedarëve përkatës mund të gjenden këtu.

Мени креативна европа

  • Evropa kreative
  • Si të aplikoni
  • Pyetjet më shpesh të parashtruara
  • Dokumente dhe publikime
  • Programe tjera BE

Zyra e Evropës Kreative MK
rr. Shën Kirili dhe Metodi nr.54 1000 Shkup
email: info@ced.mk