Zyra e "Evropa kreative" e Republikës së Maqedonisë së Veriut është zyra kombëtare e informacionit për promovimin e programit "Evropa kreative" 2021-2027 të Bashkimit Evropian. ZEK RMV është pjesë e rrjetit evropian të zyrave kombëtare të informacionit që veprojnë në vendet e "Evropa kreative" (40+).
Që nga viti 2025, Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka qenë institucioni kompetent për administrimin dhe zbatimin e dy nënprogrameve të "Evropa kreative", Kulturë dhe MEDIA, duke përfshirë nënprogramin ndërsektorial. ZEK RMV dhe aktivitetet e saj bashkëfinancohen nga Komisioni Evropian.
Detyrat kryesore të Zyrës janë të ofrojë informacion praktik, këshilla dhe ndihmë teknike për operatorët, profesionistët dhe artistët e Maqedonisë nga sektori kulturor, kreativ dhe filmik që dëshirojnë të aplikojnë për financim nga programi "Evropa kreative". ZEK RMV ofron mundësi për rrjetëzim dhe lëvizshmëri, partneritete, promovim të programit evropian dhe projekte të mbështetura përmes ngjarjeve publike dhe mjeteve të tjera të informacionit.
KONTAKT
Programi “Evropa kreative”
Biljana Prentoska, udhëheqëse
biljana.prentoska@ced.mk
Nënprogrami “Kultura”
Lidija Pajeviq: lidija.pajevikj@ced.mk
Dejan Kotevski: dejan.kotevski@ced.mk
Nënprogrami “MEDIA”
Vlladimir Stojçevski: vladimir.stojcevski@ced.mk
Natasha Dimitrievski: natasha.dimitrievska@ced.mk