Skip to main content
Zyra e Evropës Kreative MK

Main navigation

  • Evropa kreative
    • Evropa kreative
    • Si të aplikoni
    • Pyetjet më shpesh të parashtruara
    • Publikime dhe dokumente
    • Programe tjera BE
  • Kultura
    • Kultura
    • Thirrjet
    • Projekte të mbështetura
    • Gjej partnerë
  • MEDIA
    • MEDIA
    • Thirrjet
    • Projekte të mbështetura
    • Lista e organizatave MK
    • Festivalet e filmit
  • Ndërsektorial
    • Ndërsektorial
    • Thirrjet
    • Projekte të mbështetura
  • Lajme
  • Për ne
sq
  • MK
  • AL
  • EN

Breadcrumb

  1. Shtëpia
  2. Kultura
  3. Gjej partnerë

Gjej partnerë

Programi "Evropa kreative" mbështet bashkëprodhimin, projektet transnacionale. Partneriteti luan rol kyç në krijimin dhe zbatimin e projektit tuaj
Gjej partnerë

GJEJ PARTNERË

Programi "Evropa kreative" mbështet bashkëprodhimin, projektet transnacionale. Partneriteti luan rol kyç në krijimin dhe zbatimin e projektit tuaj

Pse na duhen organizata partnere?

Qëllimi themelor i "Evropa kreative" është të mbështesë bashkëpunimin evropian përtej kufijve. Nëse dëshironi të merrni pjesë në projekte me  dimension evropian, siç janë projektet e bashkëpunimit, rrjetet evropiane ose platformat evropiane në kuadër të nënprogramit Kulturë, si dhe për bashkëfinancimin e zhvillimit të projekteve në kuadër të nënprogramit MEDIA, do t'ju duhet të bashkëpunoni me organizatat partnere nga vendet pjesëmarrëse të "Evropa kreative". Partneritetet më të mira vijnë nga kontaktet tuaja personale dhe bashkëpunimi i vendosur tashmë me organizatat evropiane. Megjithatë, ka mënyra dhe mjete të tjera përmes të cilave mund të filloni dhe zhvilloni partneritete evropiane, si: Portali i financimit dhe tenderëve i Komisionit Evropian, zyrat e "Evropa kreative", etj. 

Portali i financimit dhe tenderëve (FTOP) 

Komisioni Evropian ofron mundësi për kërkim të partnerëve përmes Portalit të financimit dhe tenderëve (FTOP). Ky mjet është i disponueshëm në faqen ku publikohen thirrjet aktive. Më shumë informacion mbi përdorimin e këtij mjeti mund të gjendet këtu. 

Zyra për “Evropë kreative” në MK

Nëse keni nevojë për organizatë partnere për projektin tuaj, mund ta plotësoni këtë formular në formatin Word dhe ta dërgoni në formatin PDF në adresën e mëposhtme të email-it: info@ced.mk

Ne do ta shpërndajmë atë midis zyrave të "Evropa kreative". Organizatat e interesuara duhet të kontaktojnë drejtpërdrejt organizatën tuaj si aplikant partner. 

Bazat për kërkimin e partnerëve të zyrave për “Evropa kreative” 

Kërko partnerin tënd përmes zyrave të "Evropa kreative" të cilat kanë krijuar baza të dhënash për kërkimin e partnerëve këtu.

Мени-1-култура

  • Kultura
  • Thirrjet
  • Gjej partnerë
  • Projekte të mbështetura

Zyra e Evropës Kreative MK
rr. Shën Kirili dhe Metodi nr.54 1000 Shkup
email: info@ced.mk