Skip to main content
Zyra e Evropës Kreative MK

Main navigation

  • Evropa kreative
    • Evropa kreative
    • Si të aplikoni
    • Pyetjet më shpesh të parashtruara
    • Publikime dhe dokumente
    • Programe tjera BE
  • Kultura
    • Kultura
    • Thirrjet
    • Projekte të mbështetura
    • Gjej partnerë
  • MEDIA
    • MEDIA
    • Thirrjet
    • Projekte të mbështetura
    • Lista e organizatave MK
    • Festivalet e filmit
  • Ndërsektorial
    • Ndërsektorial
    • Thirrjet
    • Projekte të mbështetura
  • Lajme
  • Për ne
sq
  • MK
  • AL
  • EN

Breadcrumb

  1. Shtëpia
  2. MEDIA
  3. MEDIA

MEDIA

Mbështetje dhe promovim i sektorit evropian të filmit dhe audiovizualit
МЕДИА

Nënprogrami MEDIA

Mbështetja dhe promovimi i Sektorit evropian filmik dhe audiovizual 

Komisioni Evropian e konsideron sektorin e filmit dhe audiovizualit (AV) si thelbësor për mbrojtjen dhe vlerësimin e diversitetit kulturor dhe sovranitetit të Evropës. Prandaj, ai mbështet prodhimin, shpërndarjen dhe promovimin e veprave evropiane me cilësi të lartë (duke përfshirë filma, seriale televizive, dokumentarë, videolojëra dhe përmbajtje gjithëpërfshirëse) me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së industrisë evropiane AV në shkallë globale.

Nënprogrami MEDIA i “Evropa kreative” 

Nënprogrami MEDIA i programit "Evropa kreative" ka mbështetur industritë evropiane të filmit dhe audiovizualit që nga viti 1991. Me kalimin e viteve, kjo mbështetje ka evoluar për t'u përshtatur ndryshimeve teknologjike, duke prezantuar masa, si: 

  • ofrimi i mbështetjes për profesionistët përmes trajnimeve dhe stimujve për bashkëpunim;
  • inkurajimi i krijimit të filmave, videolojërave dhe, së fundmi, përvojave gjithëpërfshirëse;
  • përshpejtimi i shpërndarjes së veprave audiovizuale në të gjithë Evropën dhe më gjerë;
  • ofrimi i mbështetjes për festivale, panaire, kinema dhe projekte që tërheqin audiencën;
  • promovimi i një politike holistike audiovizuale evropiane.

Sfidat aktuale për sektorin audiovizual 

Industria audiovizuale evropiane përbëhet nga një numër i madh i kompanive të pavarura të prodhimit dhe shpërndarjes shumë inovative dhe kreative. Ndërsa këto kompani mishërojnë potencialin mbresëlënës kreativ të industrive kulturore evropiane, ato shpesh nuk kanë forcën financiare për të konkurruar në shkallë globale. Gjatë dekadës së fundit, sektorët e filmit dhe audiovizualit kanë pësuar ndryshime të shpejta për shkak të revolucioneve teknologjike dhe digjitale. Këto ndryshime kanë riformësuar mënyrën se si prodhohet, shpërndahet dhe konsumohet përmbajtja audiovizuale. Për t'u përballur me këto sfida të reja, profesionistët duhet të zhvillojnë aftësi të reja digjitale. Në të njëjtën kohë, kompanitë duhet të miratojnë modele inovative biznesi dhe të sigurohen që audienca e tyre të ketë qajes më të mirë digjital në përmbajtje.

Cilët janë hapat e radhës? 

Komisioni do të vazhdojë të mbështesë sektorin në të gjithë zinxhirin e vlerës. Sipas kuadrit të ri financiar shumëvjeçar 2021-2027 me buxhet të rritur, "Evropa kreative"- MEDIA do të vazhdojë të mbështesë industrinë për të rritur bashkëpunimin ndërkufitar, për të përqafuar inovacionin, teknologjitë e reja dhe modelet e reja të biznesit, dhe për ta vendosur audiencën në zemër të politikës evropiane për sektorin e filmit dhe audiovizuale. 

Nënprogrami MEDIA i "Evropa kreative" mbështet industritë evropiane të filmit dhe audiovizuale për të krijuar, shpërndarë dhe promovuar vepra evropiane, duke marrë parasysh mjedisin digjital të sotëm. 

Veprime për nxitjen e konkurrencës, inovacionit dhe qëndrueshmërisë së Sektorit evropian audiovizual 

  • Iniciativa nga sektori audiovizual, të tilla si ato që promovojnë krijimin, shpërndarjen ose qasjen në vepra audiovizuale.
  • Të inkurajojë bashkëpunimin në të gjithë zinxhirin e vlerës audiovizuale dhe në nivel të BE-së me qëllim rritjen e prodhimeve sipërmarrëse dhe përmbajtjes evropiane në nivel global.
  • Të ushqejë talentin - kudo që të vijë - dhe të lehtësojë ndarjen e njohurive.
  • Të mbështesë zgjidhje inovative për të përmbushur kërkesat dhe trendet e tregut.
  • Të angazhohet me audienca të të gjitha moshave, në veçanti me brezat e rinj.

GRANTET 

Grantet në kuadër të Programit "Evropa kreative"– nënprogrami MEDIA jepen nëpërmjet thirrjeve për propozim-projekte, të publikuara në Portalin e financimit dhe tenderëve të BE-së të Komisionit Evropian (më shumë këtu). Ju lutemi vini re se thirrjet kanë afate të kufizuara për dorëzim dhe nuk janë të hapura vazhdimisht. Grantet e lartpërmendura mund të jepen një ose dy herë në vit. Përfituesit e interesuar duhet t'i referohen programit aktual të punës (më shumë këtu) në mënyrë që të informohen në kohë rreth granteve në dispozicion.

MUNDËSITË E FINANCIMIT 

Viti 2021 shënoi jo vetëm 30-vjetorin e MEDIA (më shumë këtu), por edhe fillimin e programit të ri "Evropa kreative" për periudhën 2021-2027. Për të siguruar fleksibilitet më të madh në veprimet e mbështetura dhe për të inkurajuar bashkëpunimin midis pjesëve të ndryshme të zinxhirit të vlerave audiovizuale, prioritetet janë strukturuar rreth 4 kapituj.

HULUMTONI KAPITUJT 

Kapitujt me përmbajtje

Krijimi dhe prodhimi i përmbajtjes me cilësi të lartë është themeli i industrisë audiovizuale evropiane. Duke reflektuar vlerat evropiane, përfshirë diversitetin e saj, veprat evropiane njihen dhe shpërblehen në skenën globale. Çdo vit, MEDIA mbështet krijimin e mbi 400 filmave, serialeve televizive, dokumentarëve dhe videolojërave evropiane.

Fokusi i bashkëpunimit ndër-kufitar

Ky kapitull fokusohet në aktivitete me vlerës të fuqishme të shtuar evropiane për:

  • Forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar midis producentëve dhe krijuesve të përmbajtjeve;
  • Stimulimi i inovacionit në përmbajtje, modele biznesi dhe teknologji.

(më shumë këtu)

Veprime specifike për mbështetje dhe qëllimet e tyre

Bashkëproduksioni
Ky veprim lejon rritje të numrit të projekteve audiovizuale dhe u lejon producentëve nga vende të ndryshme të bashkëpunojnë në fazën e krijimit.

Zhvillimi i “sllejtit”
Ky veprim i inkurajon kompanitë e produksionit të krijojnë portofol prej 3 deri në 5 vepra audiovizuale, duke rritur kështu mundësitë kreative dhe duke inkurajuar cilësinë.

Zhvillimi i “mini sllejtit”
Ky veprim i përgjigjet nevojave specifike të producentëve nga vendet me kapacitet më të ulët, duke inkurajuar një qasje me portofol të kufizuar (2-3 vepra audiovizuale).

TV dhe përmbajtje online
Ky veprim u lejon producentëve të pavarur të marrin iniciativën dhe të realizojnë produlsionet e tyre origjinale.

Video-lojëra dhe përmbajtja imerzive
Ky veprim synon të forcojë aftësinë e producentëve të video-lojërave, studiove të realitetit të zgjeruar dhe kompanive të produksionit audiovizual për të krijuar vepra cilësore dhe inovative.

Kapitulli i biznesit

Ky grup i nënprogramit MEDIA të "Evropa kreative" promovon inovacionin në biznes, përshtatshmërinë dhe talentin në të gjithë zinxhirin e vlerës së industrisë audiovizuale evropiane. Kjo është e nevojshme për shkak të rritjes së numrit të aktorëve global në sektor dhe transformimit digjital. Çdo vit, nënprogrami MEDIA mbështet trajnimin e mbi 2400 profesionistëve dhe promovimin dhe shpërndarjen e mbi 300 veprave audiovizuale.

Mbështetja e konkurrencës, talenteve dhe bashkëpunimit

Veprimet sipas këtij kapitulli synojnë të nxisin të mësuarit dhe ndarjen e njohurive, në mënyrë që industria të mund të shkojë përtej kufijve të saj kombëtarë. Objektivat kryesore të këtyre veprimeve janë:

  • kultivimin e talenteve audiovizuale përmes aktiviteteve me fokus të fortë në mentorim, aftësi digjitale dhe aftësi zhvillimi të qëndrueshëm (agjenda e gjelbër);
  • inkurajimin e bashkëpunimit të biznesit (B2B) që përfshin të gjitha pjesët e zinxhirit të vlerës dhe synon arritje globale;
  • promovimin e shpërndarjes transnacionale të përmbajtjes përtej kufijve dhe platformave.

(më shumë këtu)

Veprime specifike për mbështetje dhe qëllimet e tyre

Talente dhe shkathtësi evropiane mediatike
Ky veprim synon të forcojë aftësinë dhe kapacitetin e profesionistëve audiovizual për t'u përshtatur me proceset e reja kreative dhe modelet e reja të biznesit.

Tregjet dhe rrjetëzimi
Të inkurajojë mundësitë e biznesit për bashkëpunim midis kompanive të prodhimit (B2B) dhe të lehtësojë bashkëproduksionet, qarkullimin dhe shpërndarjen e veprave evropiane në tregjet ndërkombëtare.

Shpërndarja evropiane e filmit/ Shitja e filmave evropian
Qëllimi i këtij veprimi është të inkurajojë aftësinë dhe kapacitetin e shpërndarësve të përmbajtjes audiovizuale për të investuar në promovimin e veprave evropiane jashtë territoreve të tyre.

Vegla inovative dhe modele biznesi
Ky veprim përmirëson dukshmërinë dhe qasjen e veprave audiovizuale evropiane dhe rrit audiencën e tyre në mjedisin digjital duke mbështetur zbulimin, renditjen e periudhave të publikimit, financimin dhe territorialitetin, qëndrueshmërinë ekologjike, etj.

MEDIA 360
Ky veprim mbështet iniciativat që mbulojnë zhvillimin e talenteve, qasjen në tregje, shpërndarjen e veprave audiovizuale dhe mjetet inovative, strategjitë e të cilave sjellin vlerë të shtuar të konsiderueshme dhe ndikim strukturor për të gjithë industrinë audiovizuale evropiane.

Kapitulli për publik

Kapitulli i audiencës lidh veprat audiovizuale evropiane me audiencën e tyre dhe mbështet angazhimin e audiencës në të gjithë Evropën dhe më gjerë. Çdo vit, nënprogrami MEDIA mbështet mbi 1,100 ekspozues kinemaje në 34 vende dhe arrin 65 milionë njerëz përtej kufijve.

Mbështetje për tërheqjen e publikut në më shumë platforma

Sektori ka përjetuar tranzicion gradual nga kinemaja në platformat digjitale vitet e fundit, proces që është përshpejtuar nga kriza e COVID-19. Ky kapitull do të mbështesë industrinë audiovizuale për të shfrytëzuar dhe maksimizuar mundësitë e ofruara nga tranzicioni digjital, në mënyrë që të përmbushë zakonet e shikuesve evropianë.

Veprimet e kapitullit për audiencën do të mbështesin mënyra inovative të angazhimit të audiencave me qëllim arritjen e sa vijon:

  • stimulojnë angazhimin e audiencës në të gjitha platformat;
  • angazhojnë audiencat më të reja përmes një sërë mjetesh edukative dhe promovuese;
  • ofrojnë qasje në përmbajtje përmes mbështetjes për titra.

(më shumë këtu)

Veprime specifike për mbështetje dhe qëllimet e tyre

Rrjeti i kinemave evropiane
Ky veprim promovon qasje inovative ndaj përvojës së kinemasë që kombinojnë dukshmërinë e veprave evropiane dhe qasjen e tyre më të madh për audiencën.

Festivalet evropiane
Ky veprim inkurajon qarkullimin dhe dukshmërinë e veprave audiovizuale evropiane jashtë territoreve të tyre dhe rrit qasjen e tyre për audiencën.

Rrjetet evropiane dhe operatorët për “video me kërkim” (VOD)
Ky veprim rrit numrin e shikuesve të veprave evropiane në platformat evropiane të transmetimit përmes stimujve, redaktimit të katalogëve, projekteve të përbashkëta dhe analizës së të dhënave të audiencës.

Filma lëvizës
Ky veprim mbështet shpërndarjen e shfaqjeve në kinema dhe transmetimin online të filmave evropianë jashtë territoreve të tyre.

Titrimi i përmbajtjes kulturore
Ky veprim synon të sigurojë qasje në përmbajtje audiovizuale për të gjithë qytetarët e BE-së dhe kështu të rrisë fluksin e programeve kulturore evropiane në të gjithë Evropën.

Tërheqja e publikut dhe edukimi filmik

Ky veprim synon të stimulojë interesin e audiencës, veçanërisht tek audiencat e reja, përmes ngjarjeve të orientuara drejt audiencës dhe iniciativave inovative ose ndërkufitare të edukimit filmik.

Rrjeti i festivaleve evropiane
Ky veprim mbështet bashkëpunimin midis festivaleve, duke bashkuar burimet dhe ekspertizën, me qëllim arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

Kapitulli për mbështetjen e politikave

Qasja e koordinuar evropiane ndaj çështjeve kyçe në fushën e politikës audiovizuale është me rëndësi të veçantë për forcimin e tregut të vetëm audiovizual evropian.

Mbështetja e industrisë audiovizuale

Qëllimi i kapitullit të mbështetjes së politikave është të promovojë politikë audiovizuale holistike evropiane përmes:

  • dialog rregullator;
  • ndarjen e analizave dhe të dhënave;
  • inteligjencën proaktive të trendeve;
  • konsultimet me palët e interesuara;
  • aktivitete promovuese dhe informuese.

(më shumë këtu)

Veprime specifike për mbështetje dhe qëllimet e tyre

Analizë inteligjente e të dhënave
Përmes këtij kapitulli, "Evropa kreative" financon studime mbi trendet e ardhshme në ekosistemin audiovizual, në bashkëpunim të ngushtë me Observatorin Evropian Audiovizual dhe Grupin Evropian të Rregullatorëve për Shërbimet e Mediave Audiovizuale.

Shkëmbimi i politikave dhe bashkëpunimi me vendet-anëtare
Evropa kreative lehtëson gjithashtu shkëmbimin e informacionit në fushat e qasjes në financa, transformimit digjital dhe të gjelbër, diversitetit dhe zbatimit të Direktivës së shërbimeve të mediave audiovizuale.

Komunikimi, përfaqësimi dhe angazhimi me industrinë
Qëllimi i kësaj pjese është të mundësojë dialog të strukturuar midis politikëbërësve dhe palëve të interesuara mbi sfidat strategjike me të cilat përballet sektori.

Aktivitete për përfshirjen e publikut dhe fushat informative për ngritjen e vetëdijes
Mbështetja për çmimet evropiane, si Çmimi evropian i filmit dhe Çmimi i publikut "LUX" i Parlamentit Evropian, si dhe për trashëgiminë filmike, synon t'i shfaqë perlat e filmit evropian të tashëm dhe të kaluar para një audience të gjerë në mbarë botën.

Мени-2

  • MEDIA
  • Thirrjet
  • Projekte të mbështetura
  • Lista e organizatave MK
  • Festivalet e filmit

Zyra e Evropës Kreative MK
rr. Shën Kirili dhe Metodi nr.54 1000 Shkup
email: info@ced.mk