Thirrje për propozime për njohuritë mediatike - NEWS – Media Literacy (CREA-CROSS-2025-MEDIALITERACY)

By alfa4 , 25 September, 2025
Thirrja për propozime për njohuritë mediatike - NEWS – Media Literacy (CREA-CROSS-2025-MEDIALITERACY) për vitin 2025 është hapur tani me afatin e fundit për dorëzimin e propozimeve, 6 mars 2025 deri në orën 17:00 (ora qendrore e Evropës)
Thirrje për propozime për njohuritë mediatike - NEWS – Media Literacy (CREA-CROSS-2025-MEDIALITERACY)

Në peizazhin mediatik digjital në zhvillim të shpejtë, Komisioni Evropian vazhdon të investojë në krijimin e zgjidhjeve inovative për të përmirësuar aftësitë e shkrim-leximit mediatik të të gjithë qytetarëve evropianë, për të mbështetur bashkëpunimin efektiv ndërkufitar dhe për të kufizuar ndikimin e dëmshëm të dezinformimit.

Thirrja aktuale është publikuar në kuadër të nënprogramit ndërsektorial të programit "Evropa kreative". Buxheti i ndarë për këtë thirrje për vitin 2025 është 2,570,000 euro. Bashkimi Evropian financon 70% të buxhetit total të projektit,  më saktë, granti nuk mund të kalojë 500,000 euro për projekt të vetëm. Prandaj, aplikantët duhet të bashkë-financojnë projektet e tyre nga burime të tjera. 

Qëllimet

Qëllimi i thirrjes është të mbështesë projekte që promovojnë njohuritë mediatike në mënyrë që qytetarët të zhvillojnë kuptim kritik të medias, veçanërisht në mjedisin digjital. Theksi është në nxitjen e iniciativave dhe komuniteteve inovative që përshtaten me ndryshimet në mjedisin mediatik

Në suazat e kësaj thirrje, do të financohen këto aktivitete:

  • Krijimi dhe shpërndarja e përmbajtjes shumëkulturore dhe shumëgjuhësore që përmirëson aftësitë digjitale të qytetarëve dhe rezistencën ndaj dezinformimit.
  • Zhvillimi i zgjidhjeve inovative të shkrim-leximit mediatik të përshtatura për mjedisin e ardhshëm mediatik.
  • Trajnime dhe punëtori për qytetarët dhe edukatorët, duke përfshirë ndarjen e praktikave më të mira midis rajoneve të ndryshme në Evropë.
  • Organizimi i ngjarjeve dhe punëtorive publike për të rritur ndërgjegjësimin rreth shkrim-leximit mediatik.

Prioritetet

  • Ndarja e praktikave më të mira në fushën e njohurive mediatike përmes projekteve që kalojnë kufijtë kulturorë, gjuhësorë dhe kombëtarë.
  • Zhvillimi i mjeteve interaktive online për të luftuar dezinformimin.
  • Krijimi i materialeve dhe mjeteve edukative për qytetarët për të zhvilluar qasje kritike ndaj medias.
  • Zhvillimi i praktikave të njohurive mediatike të përshtatura për sfidat e reja, duke përfshirë teknikat manipuluese dhe prodhimin mediatik të inteligjencës artificiale.

Apikuesit e kualifikuar 

Aplikantët e kualifikuar për këtë thirrje janë konsorciume të përbëra nga të paktën 3 subjekte juridike nga të paktën 3 vende të ndryshme që marrin pjesë në programin "Evropa kreative". Konsorciumet mund të përfshijnë:

  • organizata fitimprurëse dhe jofitimprurëse (private ose publike);
  • autoritete publike (nacionale, rajonale, lokale);
  • organizata ndërkombëtare;
  • universitete dhe institucione arsimore;
  • organizata mediatike;
  • institucione kërkimore dhe teknologjike;
  • ofrues të shërbimeve teknologjike.

Rezultatet e pritura

- Krijimi i konsorciumeve pan-evropiane që do të zhvillojnë praktikat më të mira përtej kufijve kombëtarë, kulturorë dhe gjuhësorë dhe do të promovojnë mjetet dhe aktivitetet e shkrim-leximit mediatik për të siguruar transferimin e praktikave tek audienca më e gjerë e mundshme, duke përfshirë lloje të ndryshme të mediave;

- Organizimi i forumeve për shkëmbimin e praktikave më të mira që janë të angazhuara rreth grupeve specifike të moshës, grupeve me aftësi ose qasje të kufizuar në shkrim-leximin mediatik, ose atyre në rrezik përjashtimi social;

- Mbështetja e profesionistëve të shkrim-leximit mediatik në përshtatjen e praktikave të tyre me formatet mediatike që evoluojnë me shpejtësi dhe modelet ndryshuese të konsumit mediatik. 

- Projektet duhet të sigurojnë përfshirjen aktive të qytetarëve dhe të nxisin kulturë pjesëmarrëse. Rekomandohet gjithashtu bashkëpunimi me Observatorin Evropian të Medias Dixhitale (EDMO) për të shmangur mbivendosje të nismave dhe për të promovuar shkëmbimin e praktikave të mira.

Kohëzgjatja e projektit: deri 24 muaj 

Mënyra e përgatitjes dhe dorëzimit të propozim-projekteve/aplikacionit

  • Propozim- projektet përgatiten në përputhje me kriteret dhe kushtet e specifikuara në dokumentin e thirrjes: NEWS – Media Literacy (CREA-CROSS-2025-MEDIALITERACY), Version 1.0, 22 October.Linqet deri në te thirrja dhe dokumenti i thirjes mund të gjenden këtu dhe këtu
  • Aplikacionet përpunohen dhe dorëzohen në mënyrë elektronike, nëpërmjet Funding &Tenders Opportunity Portal (F&TP)

Informacione për qasje në F&TP mund të gjeni këtu

Mund të merrni më shumë informacion rreth thirrjes në seancë online të organizuar nga Komisioni Evropian, e cila do të mbahet më 14 nëntor 2024 nga ora 10:30 - 14:00. 

Për pjesëmarrje në sesion online, mund të paraqiteni në këtë link: Creative Europe-MEDIA and Cross sectoral 2025