Mjete inovative dhe modele biznesi – CREA-MEDIA-2026 – INNOVBUSMOD

By vladimir , 11 Ноември, 2025
Veprimtaria për mjete inovative dhe modele biznesi ka për qëllim të nxisë zhvillimin dhe/ose përhapjen e mjeteve dhe modeleve inovative për përmirësimin e dukshmërisë, qasjes, potencialit të audiencës dhe larmisë së veprave evropiane në epokën digjitale d

Veprimtaria për mjete inovative dhe modele biznesi ka për qëllim të nxisë zhvillimin dhe/ose përhapjen e mjeteve dhe modeleve inovative për përmirësimin e dukshmërisë, qasjes, potencialit të audiencës dhe larmisë së veprave evropiane në epokën digjitale dhe/ose konkurrueshmërisë dhe/ose procesit të “gjelbërimit” të industrisë audiovizuale evropiane.

Rezultatet e pritshme

• Përmirësimi i konkurrueshmërisë së industrisë audiovizuale evropiane dhe përfitimi nga inovacionet teknologjike dhe modelet e biznesit.
• Përmirësimi i adaptimit të industrisë audiovizuale evropiane ndaj mundësive që ofron inteligjenca artificiale dhe zhvillimi i botëve virtuale (të quajtura “metaverse”).
• Përmirësimi i procesit të “gjelbërimit” të industrisë audiovizuale evropiane.
• Përmirësimi i prodhimit dhe qarkullimit të veprave audiovizuale evropiane në epokën digjitale.
• Rritja e numrit dhe larmisë së veprave evropiane të disponueshme online dhe rritja e dukshmërisë së tyre me qëllim arritjen e një audience më të gjerë.

Përshkrimi i aktiviteteve që do të financohen

Projektet mund të përfshijnë veçanërisht:
• Mjete për titrim ose qasje/zbulueshmëri/rekomandim që do të përdoren gjerësisht përtej kufijve dhe platformave me qëllim përmirësimin e dukshmërisë, qasjes dhe potencialit të audiencës për veprat audiovizuale evropiane;
• Mjete biznesi që përmirësojnë efikasitetin dhe transparencën e tregjeve audiovizuale: sistem të automatizuar për menaxhimin e të drejtave, teknologji për mbledhjen dhe analizën e të dhënave;
• Modele biznesi që synojnë të optimizojnë sinergjinë dhe përputhshmërinë e platformave të shpërndarjes (festivale, kinema, VOD – video sipas kërkesës…);
• Mjete biznesi që eksplorojnë mënyra të reja të prodhimit, financimit, shpërndarjes ose promovimit të mundësuara ose të përmirësuara nga teknologji të reja (IA, të dhëna të mëdha, blockchain, botë virtuale/metaverse, NFT etj.);
• Mjete inovative dhe modele biznesi që përmirësojnë procesin e “gjelbërimit” të industrisë audiovizuale.

Veprimtaria nuk përfshin zhvillimin e pajisjeve fizike (p.sh. kamera, kufje virtuale…).
Aplikimet duhet të paraqesin strategji të përshtatshme për të siguruar një industri më të qëndrueshme dhe më miqësore me mjedisin, si dhe për të garantuar barazi gjinore, përfshirje, diversitet dhe përfaqësim.
Transparenca luan rol kyç në këtë veprimtari. Prandaj aplikimet duhet të përmbajnë plane për publikimin e të dhënave hyrëse dhe rezultateve të projektit, përfshirë komunikimin e rezultateve me autoritetet publike, vendet anëtare dhe industrinë audiovizuale.
Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet tërheqjes së investimeve private dhe kontributeve vetanake. Do të vlerësohet aftësia e projektit për të aplikuar për një nivel të arsyeshëm dhe solid të financimit publik nga BE-ja, nën maksimumin prej 80 %.


Linku i thirrjes

Manual për aplikim