Qëllimi i mbështetjes për përmbajtje televizive dhe online është të rritet kapaciteti i producentëve audiovizualë për të zhvilluar dhe krijuar projekte të fuqishme me potencial të konsiderueshëm për shpërndarje në të gjithë Evropën dhe më gjerë, si dhe të lehtësohen bashkëprodhimet evropiane dhe ndërkombëtare në sektorin televiziv dhe online.
Kjo veprimtari synon të forcojë pavarësinë e producentëve ndaj transmetuesve dhe platformave digjitale, të përmirësojë bashkëpunimin mes operatorëve, duke përfshirë producentët e pavarur, transmetuesit, platformat digjitale dhe agjentët e shitjes nga vende të ndryshme pjesëmarrëse në MEDIA, me qëllim krijimin e një programi cilësor të orientuar drejt shpërndarjes ndërkombëtare dhe promovuar për një audiencë të gjerë, përfshirë përdorimin komercial në një mjedis multiplatformë.
Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet projekteve që paraqesin aspekte inovative në përmbajtje dhe financim, të cilat tregojnë lidhje të qartë me strategjitë e parashikuara për shpërndarje.
Rezultatet e pritshme
• Rritje e prodhimit të veprave evropiane cilësore për transmetim linear dhe jolinear, përfshirë platformat digjitale, si dhe rritje të numrit të bashkëprodhimeve.
• Bashkëpunim i përforcuar mes operatorëve nga vende të ndryshme pjesëmarrëse në MEDIA, përfshirë edhe transmetuesit.
• Rritje e audiencës për veprat evropiane përmes transmetimit linear dhe jolinear, përfshirë platformat digjitale.
Përshkrimi i aktiviteteve që do të financohen
Thirrja për përmbajtje televizive dhe online mbështet vepra (filma artistikë, të animuar dhe dokumentarë) të destinuara për transmetim linear dhe jolinear, duke paraqitur:
• Bashkëpunim të fortë mes operatorëve nga vende të ndryshme pjesëmarrëse në MEDIA, përfshirë edhe transmetuesit;
• Vlerë të lartë krijuese/artistike dhe potencial të gjerë për përdorim ndërkufitar që mund të arrijë audiencën në nivel evropian dhe ndërkombëtar;
• Aspekte inovative në përmbajtje dhe financim që tregojnë lidhje të qartë me strategjitë e parashikuara për shpërndarje.
Aplikuesit duhet të paraqesin strategji të përshtatshme për të siguruar një industri më të qëndrueshme dhe më miqësore me mjedisin (veçanërisht përmes përdorimit të këshilltarëve për agjendën e gjelbër që mundësojnë uljen e ndikimit mjedisor nga prodhimet dhe xhirimet), si dhe të sigurojnë barazi gjinore, përfshirje, diversitet dhe përfaqësim.